web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëse fëmija juaj nuk fle çdo ditë në të njëjtën orë rrezikohet nga këto sëmundje

30 Nëntor 2018, 15:40, Aktualitet CNA

Shpesh i lejojmë fëmijët që të qendrojnë zgjuar shumë vonë,por rutina e papërcaktuar e gjumit mund t?i dëmtojë ata më vonë,duke i shkaktuar një sërë problemesh sjellore dhe jo vetëm.

Në një studim të kryer nga l’University College, në Londër, janë analizuar më shumë se 10 mijë fëmijë dhe është provuar se gjumi i pamjaftueshëm mund të çregullojë orën biologjike, duke shkaktuar probleme  afatgjata.

Fëmijët të cilët nuk kanë një rutinë gjumi janë më të predispozuar për të vuajtur nga sëmundje që lidhen me çregullimet emocionale, si ankthi. Në një artikull të publikuar nga revista Pediatrics, thuhet se nëse gjumi nuk është i shëndetshëm (kur fëmija nuk fle sa duhet, ose fle dhe zgjohet disa herë), ora biologjike, përgjegjëse për disa funksione të rëndësishme çregullohet duke shkaktuar probleme me ushqyerjen, humorin si dhe me pagjumësinë.

Rezultatet e studimit dolën në përfundimin se fëmijët, të cilët nuk kishin një orë të caktuar për të shkuar në shtrat, kishin mundësi më të larta për të shfaqur çregullime sjellore, apo emotive./cna.al

 

 





Lajmet e fundit nga