web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrimtarja që e mbështeste, kundër Ramës/ Je një burrë arrogant e vulgar

27 Nëntor 2018, 18:54, Aktualitet CNA

Shkrimtarja Elvira Dones ishte një nga mbështetëset më të fuqishme të Edi Ramës kur ky i fundit ishte në opozitë.

Kurse sot me anë të një statusi në rrjetet sociale ajo ka shkruar se Shqipëria po vdes dhe Rama ka shuajtur çdo shpresë të shqiptarëve.

?Është kjo ?gjëja? në Shqipërinë time, kjo ?gjëja? që gjen në të githa vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.

Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.

Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t?i thotë, përveç atyre.

Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali?, – ka shkruar ajo.

Shkrimtarja më tej shkruan se akuzon klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e ?shitshëm? për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.

?Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut. E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve. Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj. Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe. I couldn?t care less of your dismissiveness. I accuse you. Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes?, – vazhdon ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga