Vasili turpëron Veliajn/ Mbylle gojën se ti s'bën as për Kabulin
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është...
E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër këmbë e nëpër jetë. E na detyron revoltën e poshtshënuar.
Llaxorja nuk pushon nga mëngjesi në darkë.
Nis pi kafen herët e papritur të shfaqet llaxorja, që ta ngec kafen në fyt.
Shkon në punë, llaxorja po aty prezent, me shkresa e pa shkresa, me urdhra absurdë e me hajdutëri, batërdi e harbutëri.
Ke drojë të hysh në fcb, sepse e ke gjithmonë prapa faqes me gjuhën e saj të gjatë, pa kut e pa moral, pa din a pa imam.
I bërtet Kadriut, i hakërrehet Sabriut, përkëdhel Domenikën.
E ç?nuk sajon llaxorja!?
Kë nuk mban në gojën e ligë e kë nuk shan.
Vdes për intrigën, e qan hipokrizinë, është njëshe për kollare. Mjeshtre e dallaveres, simbole e mashtrimit, ylle e babëzisë
Del shëtitje, ajo të del kudo përpara. Shkon në teatër, të shpifet befas. Zbret në bulevard, të ndez dritat e kryekazinosë.
Hap televizorin, aty e ke në çdo kanal, duke llomotitur pa pikë e presje serinë e batutave, si seriale turke, duke u ngrefur dhe shkrefur, duke kruar kokën, hundën, por dhe kurrizin që ka filluar t?i hajë shumë.
Llaxorja nuk di të ndalet.
Llaxorja nuk përmbahet.
I duket vetja Konicë, Nol e harron që është bë kaqol.
Mgjs një ditë njerëzit vendosën që llaxoren ta vendosin në krye të punëve, me dëshirën e shpresën se do harronte zanatin e vjetër, përsëri e përsëri ajo nuk ndryshoi.
I prenë kostumet e fundit me rrobaqepës special, hipur çarterave personalë e përsëri llaxore mbeti.
Ia mbushën e i mbushi xhepat e thasët plot me para e prapë llaxorja nuk hoqi dorë nga profesioni i saj i lloqeve.
E ulën në tavolina të fisme, por nuk ndryshoi e nuk ndryshoi, sepse sipas dëshmitarëve miq të kohërave të kaluara, në mes që në mes të dhomës vazhdon ta bëjë e ta lejë.
Pështyn, ndyn, jargavit, qurravit pa pushim 24 orë në 24.
Ndërkohë si e çmeritur bërtet ekraneve, kur i plasin të vërteta para syve: ?Shpifjeeeee, shpifjeeeee?!!!!
Majë plehut të pushtetit të vet rri e rrëmon në plehra, për të gjetur aty ndonjë nga ato ?dy gishta letrash?, kundër miqve e nderbërsve të vet të dikurshëm që i shtruan rrugën e pushtetit.
Sepse llaxorja nuk ka as mirënjohjen më minimale dhe as turpin më të vogël.
Tani llaxorja vret e pret, gjëmon e bubullon, vjedh e grabit pa ju dridhur zëri e qerpiku. Dhe pse dikur, vetëm kuiste para mikrofonit dhe me duart që i dilnin tepër, ngrinte rripin e pantallonave.
Nuk ka nevojë më as për mentorin, as për kryeredaktorin, sepse si balerin modern, piruetat 360 gradëshe, dhe hapjet e portave të budallallikut i ka shndërruar në mënyrë sjellje dhe mjet ekzistence, sepse në delirin e tij malinj të gjithë i duken tashmë kadrinj.
Llaxorja ka kapërcyer çdo kufi, çdo normë, çdo moral.
Me një laps hedh në rrugë për të bërë një minirrugë, mijëra njerëz. Nën histerinë e pushtetit prish pa një pa dy shtëpi e katandi e po kaq kollaj pastron para, mbjell krim, vret shpresa e shkatërron të ardhmen.
Nga goja e ndyrë ka kaluar tek ligjet e ndyra, tek veprimet e ndyra, tek shteti i ndyrë, tek drejtësia e zgjyrosur.
Sepse cdo gjë nis në fillim nga fjala?
Për eurot e oreksit te vet, llaxorja jo vetëm llap, por dhe kafshon objekte historike, trashëgimi kulturore. Zapton ekrane, hyn nëpër kazane, fal dete e bën adete.
Ndërsen policë ndaj hallexhijve të lënë mes katër rrugëve, shpall dëshmorë telefonash, tërheq zvarrë nëna, gra e fëmijë, burgos ish të burgosur politikë.
Madje thyen me përdhunë gishta adoleshentësh e në shenjë hakmarrje e prangos tinëzisht njerëz për t?i përkulur.
Shantazhon qytetarët e thjeshtë, i hakërrehet kundërshtarëve politikë e mediatikë, pa e kuptuar që huri i pushteti ku është ulur është me majë.
Llaxorja ka dalë nga shinat – bërtasin njerëzia e ditur, po pak po e dëgjojnë.
Kështu ka qenë gjitmonë – thonë miqtë e vjetër, por pak po e besojnë.
Megjithatë kallaji ka filluar të shkrijë dhe nën të, bakri i ndyshkur po shfaqet dita-ditës.
Ato që e ngritën aty ku është, nuk po e durojnë më dot e sot e shohin si kryeveprën më të shëmtuar të profesionit të tyre.
Kanë rënë pishman. Por llaxorja e di mirë që pishmanin e merr era, karrikja mbetet. E karrikja për të është më e shtrenjta, më e mira dhe më e bukura. Për të i bën të gjitha.
Prandaj, për ?t?i mbyllur gojën? llaxores, nuk mjaftojnë vetëm shkrimet, vetëm faktet e ?lumturive? të para të tij e as vetëm kapërcimi e anashkalimi i kazanëve që me lugën e drunjtë, ai i komandon nga zyra e vet me kosh brenda e jashtë. Nuk mjafton as ?ta varësh prej gjuhe?.
Për ?t?i mbyllur gojën? llaxores nuk duhet t?i fusim shuk topin e basketbollit, por duhet ti heqim karriken, sepse ajo është spina që furnizon me ligësi cdo folje e veprim të tij.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është...
Media në prehrin e saj merr shumë akuza. Që nga kryeministri...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka lëshuar akuza...
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz gjatë një t...
Jemi zyrtarisht në sezon festash. Melania Trup zbuloi dekori...
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila konsiderohet si shk...
Inxhinieri, Xhevahir Ngjeqari gjatë një interviste në studio...
Pas vendimit të qeverisë kosovare për vendosjen e taksës 100...
Ditën e djeshme Lorik Cana ka ndarë me ndjekësit e tij në In...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka zbuluar de...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë po shqyrton propozimin e p...
Monedha e përbashkët europian është zhvlerësuar për kundrejt...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim...
Në mbështetje të banorëve të “Astirit”, shtëpitë e të cilëve...
Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë sot para ...
Emocionet e Ligës së Kampionëve zbresin në fushë sot në mbrë...
Është zbardhur dëshmia e biznesmenit 45-vjeçar Ajaks Boshnja...
Qimet nën lëkurë përveçse estetikisht nuk duken mirë mund të...
Adhurimin për të dashurin e Dua Lipës, Isaac Carew e kemi sh...
Shawn Mendes më në fund e pranoi, atë çfarë na kishte tortur...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...