web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngec në sitë/ Vettingu i “pret kokën” prokurorit të bixhozit

26 Nëntor 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Artur Selmanit, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Selmani është njëri nga ish-kandidatët që garoi vitin e kaluar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.

Edhe ILDKPIK gjeti probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror. Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.

Kujtojmë këtu se CNA.al më parë ka zbardhur pasurinë e prokurorit Selmani, i cili ka dalë ekspert edhe për skedina sportive.

Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1. 4 milion lekësh.

Gjithashtu ai ka deklaruar dhe një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar. Por, prokurori të ardhurat rezulton se i ka sigurar dhe nga skedinat sportive.

Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007, në shumën 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Populli thotë ?oreksi vjen duke ngrënë? dhe prokurori Artur Selmani nuk është ndalur me kaq.

Në vitin 2008 , ai e ka provuar sërish fatin  dhe ka vënë një tjetër skedinë, prej së cilës ka fituar 2 mijë dollarë.

Edhe në vitin 2009 skedina fituese në lloto i ka sjellë atij 4 mijë dollarë të tjera.

Kështu në një hark kohor prej 3 vitesh, prokurori  Artur Selmani  ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

Linku më poshtë, pasuria e Selmanit:

 

Prokurori i  bixhozit dhe ?sherreve?/Artur Selmani me kokë në gijotinën e Vettingut





Lajmet e fundit nga