web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Republika socialistëve e shqiptarëve/ Prokuroria provizore e Shqipërisë

26 Nëntor 2018, 10:36, Aktualitet CNA

Nga Zef Zefi

Popull i pandehur!
Opozitë e pande(hu)r!
Qytetarë të deklasuar!

Siç po e shihni, agjitacioni e propaganda juaj kundër aksioneve të rilindjes që kanë të bëjnë me rithemelimin(rilindjen) e diktaturës, vajten për lesh.

Tani ja ku ju kemi ketu në bangën e akuzës.
Meqënëse trupi gjykues (i sipëm) mungon për arsyet që do ti sqarojë vetë, s’na mbetet tjetër veçse si organ akuze vetë të akuzojmë, vetë të pretend-ojmë e të gjykojmë me pa anësi. Dhe s’na keni parë akoma…, sepse po vetë do bëjmë dhe përmbarimin.

Keni thënë se qeverinë e ka rrethuar dhe rrënuar krimi, parlamenti ka kriminelë, pushteti vendor kryen vetëm detyra infiltrimi në bashkëpunim me kriminelët dhe nuk punon perveçse ben presion zgjedhor.
Ju thoni se fronti demokratik i rilindur nuk ka gjykata popullore, nuk ka polici të drejtë.
Nga e dini ju? Cili armik ju ka pëshpëritur në vesh?
Mbi të gjitha, kush jua ka dhënë juve këtë tagër?

Thoni se ka korrupsion, se ministrat e Republikës vjedhin pasurinë publike, bashkë me mafian ekonomike, se nëpunësit e shtetit ju marrin edhe lekët e xhepit, përveç tarifave ligjore dhe se kryeminstri bashkëpunon me ta për hisen e vet.
Guxoni ju të përmendni dhe çmimet e eksagjëruara te veprave të partisë, ngrefoseni se nuk e lejoni,qeverrinë të ju prishë shtëpitë apo theatrot apo stadjumet. Madje kemi fakte se keni deklaruar deri absurditete të tilla se Prokuroria nuk vepron.

Së pari çfarë është kjo pasuri publike apo private? Kush jua ka shtirë në kokë këto nocione ekstravagante mikroborgjeze?

Me sa palë mend guxoni të flisni për shtëpi a dyqane tuajat, kur toka uji, ajri, dielli dhe njerëzit e bindur me gjithë rrecka janë pasuri vetëm të partisë, shteti(të rilindur) dhe vetë kryeshtetarit.

Ju të opozitës keni thënë se kërkoni të lironi qeverinë e marrë peng nga duart e kriminelëve. Ç’janë këto pallavra diversioniste?
Kaq mendjekakruk e mendoni udhëheqësin? Se ky nuk di ta bëjë vetë opozitën, gazetarin, tv, pikturistin, bilbilin.
Gaboni rëndë. Sipas ekspertizës sonë eshtë kryeministri ynë gjigand, që i kontrollon, përpunon, drejton dhe i mban në rresht ata. Dhe jo e kundërta. Pikë.

Keni thënë se kanë ikur nga vendi 500.000 shqiptar nga racioni i vogël i bukës, nga dajaku i qeverrisë. Dhe në mënyrë të njëanshme nuk keni përmendur zevendësimin permirësues sidomos cilësor e gjenetik të popullsisë me arabë e xhihadistë
Kjo quhet agjitacion e propagandë e qëllimshme pa firo.

Po si kujtuat ju more qorra, do të ikë qeverria nga dajaku i të pabindurve? Në cilin shtet mono-politik ka ndodhur kjo.

Këtu në bangë para nesh janë dhe një rresht kulakësh të deklasuar. I shikoni? Nuk duken verdhacukë si të dalur nga varret?
Po kush paska frikë nga ju, kafkë shpuarit, gjymtyrë thyerit partia, më falni prokuroria tonë? Jo ore jo.

Ndaj shkurtimisht që proçesin ta bëjmë me bukë;
Prokuroria provizore e Republikës Socialiste e Shqipërisë, akuzon, gjykon dhe unanimisht shpall vendim të formës së prerë:
1 I pandehuri popull që ka rënë prè e agjitacionit dhe propagandës së armikut të dënohet me riedukim të përjetshëm nëpërmjet punës dhe bindjes pa kushte ndaj eprorëve të tyre.
2. Opozita të dërgohet në purgator,(shpella, minjera dhe tunele mbrojtëse) larg popullit. Dhe si në shpellën e Platonit, të shohë apo gjykojë në heshtje çfarë shfaqim ne në ekranin e tyre.
3. Këta të vrerosurit, në ferr.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, pa fletore zyrtare.
Urdhërohen Sandrat tanë të fillojnë nga zbatimi i këtij vendimi që tani në sallë.





Lajmet e fundit nga