web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ceremoni e thjeshtë, por historike..!/ Çfarë do të ndodhë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja  

15 Nëntor 2018, 07:53, Aktualitet CNA

Me datën 21 nëntor, një ceremoni historike do të mbahet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku do të zhvillohet ora e parë e mësimit në gjuhën Armane-Vllahe.

Lajmi është bërë i ditur nga Kristo Goci, i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se do të mbahet një ceremony e thjeshtë, por historike.

Në postimin e tij, Goci fton të gjithë dashamirësit e gjuhës Vllehe të marrin pjesë në këtë ngjarja, sipas tij unikale në historinë e këtij komuniteti në Shqipëri.

?Me 21Nentor 2018, Ceremoni e thjeshte por historike..!

Zhvillohet ora e pare e mesimit ne gjuhen Armane-Vllahe prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Kushdo qe eshte i interesuar eshte i lire te vije dhe te rregjistrohet qofte edhe ate dite ne oren 16:00.

Jane te mirepritur te gjithe dashamiresit vllehe ose jo, te marrin pjese ne kete ngjarje unikale ne historine e ketij komuniteti ne Shqiperi. Ate dite, kemi nevoje vetem per buzeqeshje, gezim dhe ndjenjen e te qenit se bashku. Na nderojne me pjesemarrjen e tyre miq nga Ballkani dhe Europa.?-shkruan Goci në postimin e tij.

Bashkangjitur këtij postimi, Goci ka publikuar edhe një foto të librit bazë të përdorur në Republiken e Maqedonisq sq Veriut nq nivelin universitar.

?Ketu ne foto eshte libri baze i perdorur ne republiken e Makedonise se Veriut ne nivelin universitar. Ky eshte libri qe do te perdoret edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja per Gjuhen Armane-Vllahe, i miratuar edhe nga Ministria e Arsimit te Makedonise(FIROM) dhe i propozuar nga shoqatat armãne te atij vendi. Texti eshte ndertuar ne baze te rezultateve te dy kongreseve te fundit per drejteshkrimin e Gjuhes Vllahe ne Manastir dhe Fraiburg…!?-shkruan ndër të tjera kristo Goci.





Lajmet e fundit nga