web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria dhe Marku thirren nga Ruçi/ Për çfarë do u kërkojë llogari kreu i Kuvendit

14 Nëntor 2018, 16:44, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, thirri sot mbledhjen ?Ndjekja e Zbatimit të Mekanizimit Ndërinstitucional Kuvend-Qeveri–Institucione të Pavarura?, me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura

 ?Kontrolli parlamentar, si shtyllë e parlamentarizmit, Republikës dhe sistemit politik, është ndër prioritetet e kësaj legjislature, por edhe ndër prioritetet e mia si Kryetar i Kuvendit. Mekanizmi, si një intrument i  kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, ka një funksion të trefishtë.  Së pari, Kuvendit i krijohet një mundësi reale për të ushtruar kontrollin parlamentar, si një funksion jetik për qeverisjen dhe sistemin demokratik. Së  dyti, Mekanizmi nxit Qeverinë të vetëkontrollohet,  të masë performancën dhe të ruajë integritetin e qeverisjes. Së treti, Mekanizmi është  edhe një mundësi për vetë institucionet e pavarura, duke i ushtruar ato të shërbejnë si radar për të paralajmëruar rreziqet që i kanosen interesit publik, por edhe të bëhen syri dhe veshi i qytetarëve ndaj qeverisjes?,- nënvizoi në fjalën e vet Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi.

Edhe përsa i përket monitorimit të institucioneve të pavarura, kontrolli parlamentar po jep rezultatet e para.

?Ndër 200 rekomandime të institucioneve të pavarura për Qeverinë dhe institucionet në varësi rezultojnë 88 të zbatuara, 18 në proces, 67 të pazbatuara e të zbatuara pjesërisht, 11 te refuzuara dhe 7 rekomandime në proces gjyqësor. Pra, mbi 50 përqind e rekomandimeve janë zbatuar ose po zbatohen plotësisht dhe vetëm 5 përqind e tyre janë refuzuar?, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Në përgjigje të këtyre rekomandimeve, janë amenduar ligje, rishikuar akte nënligjore dhe realizuar ndryshime në disa dokumente të politikave të Qeverisë.

Mekanizmi i Monitorimit po fuqizon kontrollin parlamentar dhe po rrit autoritetin e institucioneve të pavarura, si instrumente të shtetit të së drejtës.

Zëvëndëskryeminstrja, znj. Senida Mesi, në diskutimin e saj nënvizoi  se Qeveria ndjek me përgjegjësi rekomandimet e institucioneve të pavarura dhe  zbatimin e tyre prej ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca,  falënderoi Kuvendin për impenjimin ndaj ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri, kërkoi nga Kuvendi përshpejtimin e punës për  miratimin  e reformës zgjedhore.

Kryetarja e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, znj. Genta Sula, vlerësoi mbështjen   deritanishme të Kuvendit, por  kërkoi më shumë mbështetje buxhetore për institucionin.

Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Pranvera Strakosha, kërkoi që ristrukturimi i ministrive dhe administratës publike të shoqërohet nga përshkrimi i punës së institucioneve dhe punonjësve.

Kryetari i AKEP, z. Ilir Zela, vlerësoi bashkëpunimin me komisionet e Kuvendit, sidomos me Komisionin e Ligjeve, të Edukimit dhe të Veprimtairve Prodhuese.

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nënvizoi se Kuvendi ka mbështetur krijimin e sinergjisë së bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet e pavarura, për të kontribuar në parandalimin e dëmeve ekonomike dhe rritjen e performancës së institucioneve dhe administratës publike,  rritjen e përgjegjësisë materiale të punonjësve të të gjitha niveleve, sidomos të zyrtarëve të mesëm e të lartë, dhe luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Juliana Latifi,  vlerësoi bashkëpunimin me Komisionin e Ekonomisë dhe të Veprimtarive Prodhuese dhe Qeverinë për rekomandimet, sidomos për rishikimin e disa  kontratave koncesionare.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, z. Edi Shalsi, nënvizoi mbështetjen më të madhe administratës publike dhe institucioneve të pavarura dhe fuqizimit të tyre me burime njerëzore dhe profesionistë.

Kryetari i Komisonit të Ligjeve, z. Ulsi Manja, nënvizoi rëndësinë e fuqizimit të funksionit kontrollues ndaj 21 institucioneve kushtetuese e të krijuara me ligj me të cilat bashkëpunon Komisioni.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, nënvizoi se raportimet duhet të jenë më të shpeshta dhe të respektojë detyrimet kushtetuese, ligjore e të Rregullores së Kuvendit. Ai kërkoi prej institucioneve të pavarura më shumë vëmendje dhe angazhim për realizimin e detyrimeve të integrimit europian dhe të hapjes së negociatave.

Në përfundim të diskutimeve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se Mekanizmi Ndërinstitucional i Monitorimit po rrit garancitë e zbatimit të ligjit, konsolidon shtetin e së drejtës, fuqizon shërbimet publike dhe ofron më shumë garanci për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Megjithatë, shtoi ai, duhet të jemi më rigorozë në punën  tonë dhe difektet që konstatuam sot të mos i dëgjojmë herën tjetër. Ai tërhoi vëmendjen  në përshpejtimin e punës së Qeverisë në kompensimin e vonesave në hartimin e  akteve nënligjore.

?Rekomandimet, nënvizoi Kryetari i Kuvendit,  duhet t?i mendojmë mirë. Puna e institucioneve fillon, nuk mbaron të dhënia e rekomandimeve.  Institucionet kushtetuese dhe ato me ligj kanë autonomi relative. Duke qenë të pavarura, ato janë, megjithatë,  të varura nga Kushtetuta dhe ligji.Raportimet e institucioneve në Kuvend duhet të bëhen me debat dhe në sytë e publikut dhe qytetarëve?.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi se 19 rezolutave që kemi miratura në Kuvend duhet tu  bëjmë peridikisht bilancin e realizimit.

Duke qenë se viti 2019 është viti i hapjes së negociatave, secili prej institucioneve duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për këtë objektiv madhor kombëtar, përfundoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. Në këtë takim e pranishme ka qenë edhe Arta Marku.

 





Lajmet e fundit nga