web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkërmoqet LSI/ “Hiqni dorë nga pazaret”, një tjetër deputet paralajmëron braktisjen e Kryemadhit  

3 Nëntor 2018, 08:17, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se po shkon drejt përçarjes. Pas largimit të deputetit Rober Bitri, ditën e djeshme një tjetër deputet ka dhënë sinjale për një largim të mundshëm.

Ish-ministri dhe deputeti i LSI, Lefter Koka, ditën e djeshme në një postim në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës, ku bëjnë pjesë PD e LSI.

?Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e radhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë. Sot ju duhet të bindni e t?i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm.?-shkruan Koka në postimin e tij.

Ndërsa më tej thekson se nesër mund të jetë shumë vonë dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur.

?Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur. Dhe për ta mbyllur ?të nderuar? pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s?do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës?, -shkruan Koka.  Deklarata e Kokës tregon se LSI nuk është në ditët e saj më të mira dhe se deputetë të tjerë janë gati ta braktisin Kryemadhin.





Lajmet e fundit nga