web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Policia kontrolle në të gjitha rrugët/ Çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

3 Nëntor 2018, 08:09, Aktualitet CNA

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit, por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor.

Gjatë natës së mbrëmshme ka ushtruar kontroll të pandërprerë me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është burim aksidenti.

Në Kombinat po gjatë natës, 29-vjeçari H.M. u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, testi i parë 0.62 mg/l dhe testi i dytë 0.59 mg/l.

?Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Mjetet e transportit publik/zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool?, apelon policia.





Lajmet e fundit nga