web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Breçani del në mbështetje të RENEAS/ Arma e Kacifas mund të vriste nje person deri në qendër të fshatit

30 Tetor 2018, 20:37, Aktualitet CNA

Ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani,  ka komentuar vrasjen e 35 vjeçarit shqiptaro-grek, Kostandinos Kacifas, nga forcat RENEA, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Duke folur nga stduio e News24, Breçani është shprehur, se në momentin që një person qëllon ndaj RENEA-s, kjo e fundit nuk ka pse të presë urdhër për tu kundërpërgjigjur.

Sipas tij, Kacifas ishte një person me rrezikshmëri të lartë dhe arma që ka pasur ai në dorë, mund të vriste një person deri në qendër të fshatit.

“Reparti RENEA i ka të gjitha pajisjet për shërbime të rrezikshme. Ka struktura të mirëorganizume dhe për cdo veprim standart të forcave speciale kryhet kjo procedure. Kufizohet nga RENEA ky person, largohet çdo polic tjetër. Fillon etapa e negocimit. Grupi i negocimit është i specializuar. Pas grupit të negocimit është grupi i antieksplozivit. Për ngjarjen në fjalë ky nuk ka qenë i kufizuar dhe këtu bie poshtë përdorimi i lëndëve tymuese. Personi në fjalë është i pajisur me një armë që bën qitje selektive dhe në grupin e kufizimit janë snajperista, që të kryejnë mbështetjen e grupit të kontrollit. Snajperat qëllojnë me urdhër dhe autorizim.Në këto raste nuk kemi një urdhër të dhënë. Në momentin që është kryer negocimi, ky ka bërë qitje selektive. Arma që ka ai të modifikuar me optikën, mund të vrasë edhe persona në komunitet edhe policisë. Arma që ka pas ai në dor mund të vriste edhe një njeri në qendër të fshatit. Në momentin që ky person qëllon ndaj RENEA, grupi i kufizimit nuk duhet të presë për një urdhër. Dua ti them opinionit publik, se forcat speciale të Greqisë dhe Europës, kanë një ideologji të njëjtë për arrestimin e personave me rrezikshëmri të lartë”, tha Breçani. /CNA.al





Lajmet e fundit nga