web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dako si Tahiri/ Ish-ministri i Jashtëm zbulon mesazhin që kryebashkiaku i adresoi Ramës

26 Tetor 2018, 16:02, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ?Opinion? në News24, ka folur për çështjen më të përfolur të ditëve të fundit, përgjimet mes bandave dhe faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dyshohet se është i implikuar në shitblerjen e votës.

E pranuar vet nga Dako, mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion? se ka folur në telefon me Avdylajt dhe u ka kërkuar votës, si çdo qytetari tjetër, Mustafaj tha se kjo është e papranueshme nga një zyrtar, pasi ai duhet të dijë se me kë flet dhe kë takon.

Ndërsa për sa i përket komunikimeve me ?të fortët? që i pranoi Dako dhe shprehjes së tij se ?nuk ka bir k*ve që ia kalon me telefonata, ish-Ministri tha se telefonatat me këta njerëz nuk janë normale. Ndërsa shprehjen e ngjashme me atë ish-ministrit Saimir Tahiri ai e quajti kod të përcaktuar prej tyre.

?E para a janë të pashmangshme lidhjet me të fortët? Unë kam bërë më shumë fushata elektorale se Vangjush Dako në jetën politike. Në mënyrë absolute nuk kam pasur as unë dhe as rrethi i bashkëpunëtorëve nuk ka pasur asnjë kontakt me këta lloj njerëzish.

Po fjete me pulat do zgjohesh me pleshta thotë populli. Kjo është një gjuhë mafiozësh. I dërgoi mesazh me një kod të tillë kryeministrit Rama, Saimir Tahiri, i dërgoi të njëjtin mesazh të koduar dhe Dako. Përsëritja ma përforcon bindjen se ky është një kod i përcaktuar mes tyre?, u shpreh Mustafaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga