LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër e hapur drejtuar kryeministrit/ “I besuari” i Veliajt degjeneron Ramën

17 Tetor 2018, 09:10, Aktualitet CNA
Letër e hapur drejtuar kryeministrit/ “I besuari” i Veliajt

Aktivisti i shoqërisë civile, i cili disa kohë më parë u emërua nga Erjon Veliaj edhe si ?kryebashkiaku i natës? në Tiranë, post që nuk e mban më, Briken Fejzullai i ka bërë një letër të hapur Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, duk e ironizuar Ramën, Fejzullai shkruan se ?nuk ka shpifur kurrë?.

?Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje, kinse artistikisht.

Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata “të bardha”…

Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin “Viking” të Takut t’Lemes.?-shkruan Fejzullai.

Ndërsa më tej, ndërsa vijon ironinë e tij, Fejzullai i numëron Ramës të gjitha dëshhtimet e tij, dhe atë sesi e ka katandisur vendin gjatë këtyre viteve.

?Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh “sinqerisht” sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit. Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më “të bukura”, do t’i shihnim në vazhdim.

Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ke qenë gjthnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.?-shkruan ndër të tjera Fejzullai.

Lajmet e fundit nga