web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i përvishet Ramës/ “Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimit”

13 Tetor 2018, 08:13, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar pas nismë ?Antishpfije? të propozuar një ditë më parë nga kryeministri Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon kreun e qeverisë, duke e konsideruar si gënjeshtarin numër një në vend, ndërsa shkruan se ?Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike.?

?Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm.? Shkruan Rama ndërsa shton se kush e di se ç?skandal tjetër po fsheh apo po kurdis, ndërkohë që ne merremi me ?paketën Anti-Shpifje??.

Një ditë më parë, Rama u shpreh po përmes një postimi në facebook, se çdo shpifje të hedhur në drejtim të qeverisë do të paditet në gjykatë, dhe cdo lek i fituar përmes gjyqeve do të shkojë në fondin e edukimit.

Më tej, Manjani duke ju drejtuar Ramës, shkruan ?Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.

Por nuk i bën më fajde as sentenca e Soros ?askush nuk ka monopolin e të vërtetës?. E braktisi edhe plakun??

Postimi i plotë:

?Përgjegjësi për fjalën??!

Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh!
Gënjeshtari numër një!

Autori i manualit të shpifjes me titull ?Kurbani?.

Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon.

Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekët zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm.

Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij.

Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?!

Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.

Mrekulli juridike është!

Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.

Por nuk i bën më fajde as sentenca e Soros ?askush nuk ka monopolin e të vërtetës?. E braktisi edhe plakun?

Sepse sipas këtij postulati as Ai nuk ka pse te jetë ?e vërteta?, ndaj ska si të gjykojë mbi ?të vërtetat? e të tjerëve?

Ai si të gjithë të tjerët ka të drejtë të jetojë në ?të vërtetën? e tij. Por, nuk ka hiç të drejtë të mohojë ?të vertetën? e të tjerëve.

Ndaj do flasim e do shkruajmë atë që mendojmë, në përgjegjshmëri të plotë madje, për veten e vendin.

Se kush shpif e rren le ti ndajë publiku!

Ai le të bredhë gjyqeve, meqë ska punë tjetër për të bërë!

P.s. kush e di se ç?skandal tjetër po fsheh apo po kurdis, ndërkohë që ne merremi me ?paketën Anti-Shpifje??.





Lajmet e fundit nga