web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Turp, turp, shqiptarët po përjetojnë ferrin”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

13 Tetor 2018, 07:57, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë vizitoi familjen e Hysen Zhupanit ne Shijak, të cilët jetonin në një shtëpi të rrënuar dhe në kushte të mjerueshme. ?Unë nuk e prisja qe ishte kaq e tmerrshme, është situate shume e frikshme?- tha pak kohë më parë kryeministri teksa vizitoi familjen.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka publikuar një video në Facebook, ku ka ndarë lajmin e mirë se shtëpia e Hysenit është ndërtuar nga e para.

?MIRËMËNGJES dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas postimit të kryeministrit, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza ndaj qeverisë.

?Fundjavë Ndryshe ka vite qe po e ben kete dhe nuk e perdor si publicitet z.Edi Rama apo kjo qe ju paskerkeni ber vulos mjerimin shqiptarve nen qev tuaj?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?O z.Kryeminister si posti me i larte i vendit qe je, sa familje ne nevoje jan si kjo ne videon qe ke hedhur jan ne Shqiperi! A nuk ben dot nje referendum aty me ata 140 deputet qe jan sikur gjysmen e rroges ti maresh 1 her ne vit besoj se do besh te pakten 15familje te lumtura esht bere shqiperia Mjerim I pafund me vjen keq per nje shqiperi te katandisur ashtu ku kemi cdo gje ne ate vend pasurit me te medha me gjithe ballkanin duke filluar na turizmi,flora,e fauna duke filluar nga kalat madheshtore pasurit qe cdo shtet do donte ti kishte lere per pasurit natyrore nga bakri nikel hekur qymyr krom e shume te tjera ku po e coni gjithe kete pasuri te shqiperia apo Nafta qe po nxiret ne vend ku vete se ne shqiperi ka vajt 180 l litri ??? Mjeri populli shkret ngelen duke punuar me 5 milek dita edhe na 10 ore pune turppp turpp?.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Nje arsye me shume qe perpara votimeve te thuash: ndihmuam te varferit, ndertuam 1,2…10 shtepi. Edhe…?!
Kjo eshte detyre e shtetit, mos u kreno!
Nuk mbushet stomaku me lugen bosh!!!?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Nga 90 e deri më tani si politik Shqiptare vetëm keni viedhur e shkatërruar Shqipërin dhe Shqiptarët dhe fajtor jeni ju si politika. Vëndi më i korruptuar në Europ dhe më i varfër Shqiptarët po përjetojn ferrin me politikat e juaja. Zoti u gjykoft?.

Ja disa nga komentet:





Lajmet e fundit nga