web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shokon Spartak Ngjela/ Paralajmëron vrasje të bujshme në Shqipëri

12 Tetor 2018, 10:29, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

I ftuar në emisionin ?360 Gradë? , mbrëmjen e djeshme Ngjela tha se kjo ndodh kur politika është lidhur me krimin e organizuar.

?Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë. Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t?i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë.

Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së? Nuk e di!?-tha Ngjela.

Ndërsa më tej, ai theksoi se ?Ata që janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga