web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjaket Shqipëria/ Pesë vrasje në një ditë

12 Tetor 2018, 08:33, Aktualitet CNA

Ditë zie mund të konsiderohet dita e djeshme në Shqipëri, ku janë shënuar 5 viktima, dhe një i plagosur.

Rreth mesditës së djeshme në Mat, tre persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur , të gjithë punonjës të bashkisë në krye të detyrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare punonjësit Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.

Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia ka arrestuar autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.

Ndërkohë, pasditen e djeshme një 13-vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e saj, në rrethana të paqarta.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura, Kasandra Braja jetonte bashkë me prindërit e saj. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën. Por familjarët shprehen sot se ajo u vra me armë zjarri dhe ndërroi jetë në banesë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një tjetër viktimë. Një 35-vjeçar ndërroi jetë pasi u godit me thikë. Mësohet se 35-vjeçari, i është identifikuar si Olti Hajdari, ka humbur jetën, pasi ka marrë disa goditje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ?Misto Mame? në kryeqytet. Pas një konflikti me një person, 35-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë pa ndjenja.
Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë.

Në vetëm një ditë, në Shqipëri pesë persona humbën jetën, ndërsa ministri Xhafaj vijon i qetë punën. Del në konferenca për shtyp dhe thotë se po lufton grupet kriminale, ndërkohë që në vendi vijon të përgjaket./ CNA.al

Edhe sa kufoma duhen që ministri Xhafaj të shkarkohet?

Xhafaj si “papagall”/ Vrasjet, aksidentet, rrëmbimet dhe plumbat ndaj gazetares janë bilanc pozitiv?   

Xhafaj, Ministri që mbledh kufoma

Shokon Xhafaj/ Justifikon vrasjet ?





Lajmet e fundit nga