web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edhe sa kufoma duhen që ministri Xhafaj të shkarkohet?

29 Gusht 2018, 11:26, Aktualitet CNA

?Ajo që kërkoj janë masat shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore?. Ky ishte ultimatumi që Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i dha Policisë nga Shkodra më 3 gusht 2018.

Një deklaratë e tillë u bë kur rrugët ishin të mbushura me kufoma. Kur, çdo ditë në media raportohet dhe shkruhet për viktima nga aksidentet anekënd Shqipërisë.

E njëjta situata vijon ende. Të vdekurit kanë zënë rrugët në të gjithë Shqipërinë. Por, kjo panoramë nuk e trazon Ministrin e Brendshëm, i cili mbahet duke i dhënë ultimatum Policisë, por pa kërkuar përgjegjësi nga vetja.

I rrethuar nga kufomat jo vetëm të aksidenteve por edhe  të krimeve të tjera, siç ishte masakra e Selenicës, Xhafaj, vijon të mos heqë dorë nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Ai nuk e sheh veten përgjegjës për vrasjet që kanë pushtuar vendin, për shpërthimet me eksploziv që janë kthyer në normalitet, për aksidentet rrugore që po marrin jetë njerëzish.

Për Ministrin Xhafaj, kjo është një situatë normale, në një vend të vogël si Shqipëria.

Duket se nuk është problem për Ministrin që të vriten tetë vetë në një ditë,  nën hundën e policisë dhe të vdesin çdo ditë njerëz  rrugëve, problem është kur të akuzohet vëllai dhe nuk di se si ta mbrosh.

Ndoshta Xhafaj e ka me plan largimin nga posti i Ministrit. Numri i kufomave të deri tanishme nuk e lejon të largohet nga Ministria e Brendshme.

Edhe sa të tjerë duhet të vriten, të aksidentohen, që të plotësohet norma për largimin e Xhafajt si Ministër?

Kujtojmë se me akuza publike u largua dhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, po për Kryeministrin Edi Rama, duket se ka standart tjetër për Fatmir Xhafaj, edhe pse është i rrethuar nga kufomat.

Ndoshta të dy, Rama dhe Xhafaj ndihen më të sigurtë mes kufomave, ndaj heshtin dhe nuk marrin përgjegjësi për krimin dhe aksidentet me vdekje që kanë pushtuar vendin.

Vetëm dy ditët e fundit janë regjistruar të paktën tre të vdekur nga aksidentet rrugore.

Në shtatëmujorin 2018,  sipas INSTAT, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 116.

Në muajin Korrik 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona, ndërsa në muajin Qershor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga