web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Fushë-Kruja/ Shpërthim tritoli në dy banesa, policia shoqëron 9 persona

8 Tetor 2018, 06:43, Aktualitet CNA

Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat B.M dhe R.M.

?Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga