web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzimi i ofertës serbe për Telekomin/ Reagon Vuçiç

7 Tetor 2018, 19:51, Aktualitet CNA

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas refuzimit të ofertës serbe nga pala shqiptare, për blerjen e Telekomit.

Këtë deklaratë presidenti serb e bëri gjatë promovimit të një fabrikë.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se ky refuzim, do të thotë që paratë serbe nuk janë të mirëpritura në Shqipëri.

Ndër të tjera ai shtoi se pengesë për këtë marrëveshje u bë politika.

?Kam dëgjuar se kemi dhënë ofertën më të mirë, por ministri ka thënë se Serbia nuk mund ta blejë Telekomin. Nuk dua të besoj në këtë derisa të mos shoh raportet. Kjo do të thoshte se jo vetëm investitorët serbë, por edhe të tjerët nuk janë të mirëpritur nëse paratë i ndajmë në serbe apo gjermane. Paratë në fund nuk mund të ndalohen dhe ne kemi dy herë më pak papunësi se Shqipëria. Do ta blejmë në ndonjë vend tjetër, por kjo flet vetëm për ta?, tha Vuçiç. /CNA.al





Lajmet e fundit nga