web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm 8 vjeç!/ Gjeniu shqiptar fiton konkursin ndërkombëtar për inteligjencën në Francë

4 Tetor 2018, 07:24, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit ishte i ftuar Anxhelo Yzeiraj.
8 vjeçari ka jetuar në Francë me familjen e tij për rreth 4 vite ku mori pjesë edhe në një konkurs ndërkombëtar për inteligjencën. Në atë konkurs, 8 vjeçari fitoi çmimin e parë, duke lënë mënjanë 48 konkuruesit e tjerë.
8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte në studio së bashku me babain e tij Denis Yzeiraj.

?Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t?i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m?i tregonte mbrapsht?, tha babai i Anxhelos.





Lajmet e fundit nga