Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me dy automjete
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.
Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t?u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. ?Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.
Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. ?Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ?, -tha ai i pyetur nga ?Monitor?.
Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.
Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për ?Monitor? se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm. Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ?Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017 .
Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.
Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.
Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.
Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.
Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike./ Monitor
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të jeni shumë të organizuar d...
Kanë kaluar plot 74 vjet nga pushkatimi i Llazar Fundos, i...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në ku...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në f...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar në rrjetet sociale, një do...
Një punonjës policie është arrestuar në Durrës, pasi ka qenë...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka reaguar n...
Policia e Durrësit ka njoftuar se person është zhdukur. Mëso...
Avokati Sajmir Vishaj është shprehur se rasti i Xhisiela Mal...
Top Story transmetoi mbrëmjen e stome një dokumentar bazuar ...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se datat që oficeri Emil...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Partia Socialiste ka të a...
Gjatë ditës së sotme në media u raportua se avokatja, Eni Ço...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks-Fare” do të paraqesë një tje...
Nga Ylli PataKa rreth 48 orë që opinioni publik po gëlon në...
Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme s...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se çështja e Xhisiela Ma...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar shefin e qeverisë, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...