Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër të hapur ditën e sotme, Komisionerit për zgjerimin në BE, Johannes Hahn.
Me anë të letrës ata kërkojnë mbështetje për qytetarët në lidhje me kauzën e teatrit kombëtar.
“Qeveria ka uzurpuar kompetencat e pushtetit lokal, duke shkatërruar procesin e decentralizimit vendor?, thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar Komisionerit Hahn.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se e konsideron zhgënjyese përgjigjen e Komisionit Europian ndërsa kërkon të mos përdoren standarde të dyfishta.
Letra e Plotë:
I nderuar Komisioner.
Ashtu siç ju kemi informuar vazhdimisht, Qeveria Rama është përfshirë prej muajsh në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar në interes të miqve të Kryeministrit një pronë publike në qendër të Tiranës. Duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend, një gjendje e paprecedent në asnjë shtet demokratik, me një të ashtuquajtur ?ligj të veçantë? qeveria ka uzurpuar kompetencat e pushtetit lokal, duke shkatërruar procesin e decentralizimit vendor, për të cilën BE ka investuar gjatë; ka shkelur çdo lloj ligji dhe procedure të prokurimeve publike; ka shkelur Konventën e Aarhus-it dhe të gjitha ligjet dhe praktikat për pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore për të cilat vetë BE ka investuar kohë dhe fonde; ka shkelur ligjet për trashëgiminë kulturore duke refuzuar vlerësimet e specialistëve lokal e të huaj. Natyrisht, me këtë projekt që përfshin shkatërrimin e një prej pak ndërtimeve me vlerë historike dhe arkitekturore që mbetet në kryeqytet, Kryeministri po dëmton dhe kujtesën kulturore dhe historike të vendit.
Të gjitha këto shkelje janë lehtësisht të konstatueshme nga çdokush i interesuar në këtë rast. Ato janë evidentuar në letrat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shënimet dhe shkrimet e një sërë intelektualësh publik të vendit, dhe u renditën më së miri në Dekretin e Presidentit të Republikës kur ktheu për rishqyrtim në Parlament ligjin e sipërpërmendur. Kjo seri shkeljesh mund të vërtetohen gjithashtu pa asnjë problem nga jo vetëm nga ekspertët ligjorë të Komisionit në Bruksel, por edhe nga ekspertët e shumtë që BE ka në Shqipëri, të cilët kontribuojnë vazhdimisht për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në mënyrë që të përputhet me atë të BE-së.
Për të gjitha këto arsye, ne kemi protestuar prej thuajse tetë muajsh dhe do të vazhdojmë të protestojmë për ta ndalur këtë projekt qartazi korruptiv. Shqetësimin tonë ne ja u kemi bërë të ditur juve dhe autoriteteve të tjera të Komisionit, në Bruksel dhe në Tiranë, si dhe ambasadorëve të tjerë të vendit. Përgjigja që ne morëm, nga një burokrate me mandat të limituar politik brenda Komisionit, ishte e mjaftueshme për të rikthyer për shqyrtim versionin e parë të ?ligjit special?.
Gjithsesi, në tërësinë e saj, ne vlerësojmë se letra ishte zhgënjyese dhe bie ndesh me gjithë propagandën, fondet, kohën, dhe burimet që BE ka shpenzuar për vite me radhë për forcimin e parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Duke hequr dorë nga çdo detyrim për të komentuar problemet e shkaktuara nga ?ligji special?, është e arsyeshme për ne të dyshojmë se ju sot përdorni standarde të dyfishta në punën dhe praktikën tuaj. Megjithëse publikisht ju vazhdoni të predikoni integrimin evropian dhe standardet evropiane në Shqipëri, në praktikë ju keni shfaqur mbështetje pa kushte ndaj Qeverisë në emër të një stabiliteti absurd, i cili bazohet mbi padrejtësitë, korrupsionin, e fatkeqësisht, së fundmi edhe kriminalitetin. Në vend që të kërkoni dhe mbështesni parimet dhe standardet demokratike që kontrollojnë dhe limitojnë individët me pushtet, praktikisht ju mbështesni në mënyrë të vazhdueshme ekskluzivisht individët me pushtet.
Në gjykimin tonë, kjo qasje do prodhojë vetëm efekte negative në afatin e gjatë, për Shqipërinë por edhe për vetë pozicionin dhe vlerësimin për BE-në në vend dhe në rajon.
Së dyti, ajo ul besueshmërinë e institucioneve të BE-së dhe veçanërisht Komisionit në sytë e popullit shqiptar, të cilët deri më sot kanë parë drejt jush si pika e referimit për zhvillimin e vendit. Do ishte me pasoja të rënda në ditët e sotme, që ju të ishit përgjegjësit direkt për lindjen dhe rritjen e një fryme euro-skeptike edhe në Ballkanin që aq shumë ka nevojë për integrimin evropian.
Së treti, kjo qasje çon në shpërdorimin e parave të taksapaguesve evropianë duke justifikuar gjithmonë e më shumë zërat e ashtuquajtur ?populist? apo ?euro-skeptik? brenda vetë Bashkimit Evropian. Duke mos justifikuar fondet e shpenzuara pas kaq shumë vitesh, ju do legjitimonit të gjithë ato zëra që në mënyrë të vazhdueshme e kritikojnë BE-në për ?deficitin demokratik? të saj.
Indiferenca ndaj shkeljeve të vazhdueshme që ndodhin në Shqipëri, edhe në rastet kur jeni të justifikuar dhe keni mundësinë të ndërhyni kundra tyre, ju kthen në mundësues të korrupsionit, keqqeverisjes dhe kriminalizimit të qeverisjes dhe vendit, të cilat ju jeni zotuar publikisht ti luftoni.
Zoti Hahn,
Është detyra juaj të mbështesni popullin shqiptar dhe jo politikanët, të mbështesni aspiratat dhe dëshirat e tij evropiane dhe jo kapriçot e etjen për pushtet të politikanëve që ngrihen mbi ligjet dhe mbi vullnetin e njerëzve. Nën këto synime, ju kërkuat, promovuat, dhe mbështetët edhe një Reformë në Drejtësi që zhbënte në mënyrë të paprecedentë gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sot, Ju ju kërkohet që të qëndroni pro parimeve mbi të cilat e kërkuat dhe mbështetët këtë reformë. Sjellja aktuale e Qeverisë fatkeqësisht tregon së asnjë prej atyre parimeve nuk respektohet sot.
Ju me të drejtë kërkoni nga ne që të sillemi si evropianë, të ngremë zërin ndaj padrejtësive dhe të kërkojmë llogari nga politikanët tanë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është rasti më i mirë për të treguar se shqiptarët janë në gjendje të sillen në këtë mënyrë. Me sa duket, tani jeni Ju që duhet të filloni të na konsideroni si evropianë.
Asnjë qeveri e një vendi anëtar në BE nuk do të mund të ndërmerrte veprimet që ngjasojnë sadopak me ato të qeverisë shqiptare gjatë muajve të fundit. Akoma më tej, asnjë politikan apo burokrat i Komisionit nuk do të ishte indiferent nëse kjo gjë ndodhte në një vend anëtar.
Është koha që këto standarde ti aplikoni edhe në Shqipëri i nderuar Komisioner.
Me respekt,
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit
Zyra Ligjore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe te ...
Fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u vra nga bashkësh...
Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e katërt me ...
Banka Botërore ka prezantuar sot Raportin Ekonomik për Ballk...
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas padisë penale...
QTU (Qendra Tregtare Univers) po i kryen me ritme të kënaqsh...
Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga...
Jemi tashmë në periudhën vjeshtë-dimër të 2018-s dhe xhinsi ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Presidenti i Truqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një ...
Frymëzuar nga njerëzit – Me këtë moto zhvillohet sivjet edic...
Forbes ka bërë publike listën e 400 amerikanëve më të pasur ...
Bujar Nishani ka hyrë në telashe me drejtësinë për shkak të ...
Gjermania kontribuon për përmirësimin e kushteve të jetesës ...
Lotaria Amerikane filloi. Nuk është çudi, që njëlloj si vite...
Pas suksesit të “Im a Mess” duket se Bebe Rexha po shënon nj...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndj...
Mbrëmja e sotme në ekranet televizive pritet të sjellë atmos...
Kim Kardashian ndihet shumë me fat që është bërë nënë për he...
Një skemë mashtrimit më vlerë dëmi 1 milion dollarë është zb...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...