E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Zyra Ligjore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe te Rinjve, CRCA Shqipëri ka ngritur një shqetësim mbi situatën më të fundit të krijuar nga përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike të familjëve në nevojë.
Në një deklaratë për mediat, CRCA Shqipëri shprehet se mos-zbatimi i duhur i skemës së Ndihmës Ekonomike shkel seriozisht të drejtat e grave dhe fëmijëve në Shqipëri.
Sipas tyre, reagimi publik kërkon të sjellë në vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Bashkive, Këshillave Bashkiakë dhe të Qeverisë Shqiptare, shqetësimin tonë tepër serioz mbi mos-zbatimin e duhur të Ligjit ?Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore?.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se rastet më të fundit të përjashtimit të nënave me shumë fëmijë apo nënave të vetmuara, po na tregojnë se zbatimi i skemës së re dhe detyrimeve që ato vendosin te familjet, shpesh, nuk janë të arritshme për nënat me shumë fëmijë apo me probleme të theksuara sociale, të cilat më pas janë përjashtuar automatikisht nga skema, pa iu bërë atyre një vlerësim serioz dhe human të rreziqeve me të cilat përballen gratë dhe fëmijët.
Ndër të tjera, CRCA thekson se ?Rastet më të fundit, kanë të bëjnë me dy familje, të cilat janë përjashtuar nga pagesa e ndihmës ekonomike, duke i lënë dy nëna te reja pa mbështetje financiare dhe në rrezik serioz për ekzistenën e 13 fëmijëve të tyre. Rasti i parë është një nënë me 6 fëmijë mes tyre edhe një foshnjë 3 muajshe. Rasti i dytë është një familje e përbërë nga 7 fëmijë, nëna e të cilëve ka probleme të theksuara të shikimit.?
Deklarata e plotë:
CRCA Shqipëri me anë të këtij reagimi publik kërkon të sjellë në vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Bashkive, Këshillave Bashkiakë dhe të Qeverisë Shqiptare, shqetësimin tonë tepër serioz mbi mos-zbatimin e duhur të Ligjit ?Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore?. Pranë Zyrës Ligjore të CRCA Shqipëri, shpesh referohen rastet e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve në nevojë. Por, rastet më të fundit të përjashtimit të nënave me shumë fëmijë apo nënave të vetmuara, po na tregojnë se zbatimi i skemës së re dhe detyrimeve që ato vendosin te familjet, shpesh, nuk janë të arritshme për nënat me shumë fëmijë apo me probleme të theksuara sociale, të cilat më pas janë përjashtuar automatikisht nga skema, pa iu bërë atyre një vlerësim serioz dhe human të rreziqeve me të cilat përballen gratë dhe fëmijët. Rastet më të fundit, kanë të bëjnë me dy familje, të cilat janë përjashtuar nga pagesa e ndihmës ekonomike, duke i lënë dy nëna te reja pa mbështetje financiare dhe në rrezik serioz për ekzistenën e 13 fëmijëve të tyre. Rasti i parë është një nënë me 6 fëmijë mes tyre edhe një foshnjë 3 muajshe. Rasti i dytë është një familje e përbërë nga 7 fëmijë, nëna e të cilëve ka probleme të theksuara të shikimit. Në të dyja rastet e fundit, njoftimi i nënave për përjashtimin e tyre nga marrja e ndihmës ekonomike nuk është bërë me shkrim, sipas formës së kërkuar nga ligji, dhe për më tepër asnjë nga nënat nuk është njoftuar as për të drejtën e ankimimit që ato gëzojnë dhe si rrjedhojë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore kur ato mund të ankoheshin për të rivlerësuar vendimin e marrë ndaj tyre. Të gjitha këto shkelje ligjore, në bindjen tonë, tregojnë mbi të gjitha natyrën jo humane të atyre që vlerësojnë raste të tilla, të cilët kanë mbi 2 javë që kanë lënë pa bukë 13 fëmijë dhe nënat e tyre! Ç?ka të bën përshtypje është se gjendja e të dyja nënave dhe kushtet e jetesës së tyre janë kaq të rënda dhe kaq të dukshme, sa është e vështirë të kuptosh se cila ishte llogjika juridike dhe humane që u ndoq për përjashtimin e tyre nga skema. Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike në mënyrë arbitrare, bie ndesh me ligjin për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore. Nisur nga kjo situatë CRCA Shqipëri, kërkon adresimin e menjëhershëm të këtij problemi: · Njoftimin me shkrim për çdo familje që përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike;
Reskpektimin rigoroz të nenit 41 të ligjit mbi Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore, që garanton të drejtën e ankimimit për çdo familje që përjashtohet nga skema; · Administrata e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, si organi më i lartë i zbatimit dhe politikve të legjislacionit për përfimin e ndihmës ekonomike, duhet të marrë në konsideratë dhe të rishikojë vendimet e vlerësimit të administratorëve socialë (audit) që ndodhen pranë njësive administrative bashkiake për çdo familje që është apo kërkon të jetë pjesë e kësaj skeme, për të eleminuar çdo rast të mos-zbatimit të duhur të ligjit; · Qeveria Shqiptare, Kryetarët e Bashkive dhe Këshillat Bashkiakë duhet të rishohin dhe rivlerësojnë zbatimin e skemës së ndihmës ekonomike si dhe vlerën financiare të vetë ndihmës, në mënyrë që ajo të mos kthehet në një skemë ndëshkuese të nënave më të varfëra në Shqipëri dhe rrezikimit të së drejtës bazë të jetës së fëmijëve të tyre; Bazuar në statistikat më të fundit në Shqipëri, janë 80,964 familje që përfitojnë ndihmën ekonomike në Shqipëri. Fondi mesatar mujor për vitin 2017, që i jepet një familjeje është 4.211 lekë, një vlerë kjo thuajse e papërfillshme për një familje që ndodhet në kushte të rënda ekonomike, si këto që paraqitëm ne. Askush nuk duhet të harrojë se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, janë ato pa të ardhura, apo me të ardhura të pamjaftueshme, jetimët, viktimat e trafikimit e ata të dhunës familjare, fëmijët e vendosur në shërbimin e kujdestarisë si edhe për prindërit e fëmijëve trinjakë e të lidur shumënjëherësh që i përkasin familjeve në nevojë.
Fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u vra nga bashkësh...
Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e katërt me ...
Banka Botërore ka prezantuar sot Raportin Ekonomik për Ballk...
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas padisë penale...
QTU (Qendra Tregtare Univers) po i kryen me ritme të kënaqsh...
Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga...
Jemi tashmë në periudhën vjeshtë-dimër të 2018-s dhe xhinsi ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Presidenti i Truqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një ...
Frymëzuar nga njerëzit – Me këtë moto zhvillohet sivjet edic...
Forbes ka bërë publike listën e 400 amerikanëve më të pasur ...
Bujar Nishani ka hyrë në telashe me drejtësinë për shkak të ...
Gjermania kontribuon për përmirësimin e kushteve të jetesës ...
Lotaria Amerikane filloi. Nuk është çudi, që njëlloj si vite...
Pas suksesit të “Im a Mess” duket se Bebe Rexha po shënon nj...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndj...
Mbrëmja e sotme në ekranet televizive pritet të sjellë atmos...
Kim Kardashian ndihet shumë me fat që është bërë nënë për he...
Një skemë mashtrimit më vlerë dëmi 1 milion dollarë është zb...
Në qëndër të faqeve rozë ka qënë aktori Australian, Chris He...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...