web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunoi Xhisielen/ Balla: Djali i deputetit të shkojë në burg nëse provohen akuzat

28 Shtator 2018, 20:28, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në lidhje me ngjarjen e Fushë-Krujës, ku djali i deputetit Rrahman Rrahja, akuzohet se ka dhunuar shtetasen Xhisiela Maloku.

Duke folur nga studio e emisionit ?Repolitix? në Report Tv, Balla është shprehur, se nëse vërtetohet dhuna e djalit të deputetit ndaj Malokut, atëhere ai duhet të shkojë në burg.

Përsa i përket deputetit Rrahja, Balla ka thënë se ndaj tij do të mbahet qëndrim, nëse konstatohet se ka penguar punën e policisë.

?Në rast se deputeti ka ushtruar dhe keqpërdor detyrën e tij për të minuar hetimin, bllokuar drejtësinë, sigurisht që do të ketë masa. Gjërat janë të ndara në këtë vend. Babait i është bërë shumë e qartë kjo prej ditësh?, tha Balla.

Në lidhje me denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me jetë në sy të tij, Balla tha se është një inskenim i dytë i ngjashëm me ?Babalen?, ndërsa ka shtuar se kreu i opozitës, Lulzim Basha, do të dënohet për këtë shpifje.

?Në fund të kësaj historie do kemi një person të dënuar për shpifje dhe fyerje. Në çdo rast që e shpërdoron këtë detyrë, duhet të dënohesh. Nuk kam qenë kurrë në atë stacion policor. Të martën vendosa ta denoncoj i pari atë që po inskenohej. Atë ditë një TV kishte rifilluar transmetimet. Ishte njoftuar edhe nga një TV tjetër me shikueshmëri më të lartë se po përgatitej një kasetë në zyrat e PD dhe vendosa ta bëj publike. Atë ditë kur thonë se kam qenë në komisariat kam qenë në Elbasan me kryebashkiakun Qazim Sejdini ku kemi inspektuar kanalet vaditëse dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Hera e fundit që kam qenë në një komisariat ka qenë në zgjedhjet e 1996 kur na hynë në dajak dhe si komisionerë të PS na nxorën nga qendrat e votimit?, u shpreh deputeti socialist. /CNA.al





Lajmet e fundit nga