web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Përfundon loti i parë në aksin Korçë-Ersekë

16 Shtator 2018, 14:24, Aktualitet CNA

Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sëbashku me Ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, drejtorin e ARRSH, Afrim Qëndro dhe deputeteten socialiste Elisa Spiropali, inspektuan punimet në aksin Korçë-Ersekë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri bëri me dije se sapo ka përfunduar loti i parë prej 17.6 km.

Ndër të tjera ai shkruan se vitin e ardhshëm beson se do të fillojë punimet edhe loti tjetër.

Postimi i plotë

Me kolegun Peleshi, drejtorin e ARRSH Qendro dhe deputeten Spiropali inauguruam përfundimin e ndërtimit të lotit të parë prej 17.6 kilometër të aksit Korçë-Ersekë. Besimplotë se vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i lotit tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt . Rruget Kombetare per Shqiperine Qe Duam./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga