web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu në politikë/ Zgjidhja, akuza të forta klasës politike

11 Shtator 2018, 19:12, Aktualitet CNA

Partia Zgjidhja me kryetar ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima, ka reaguar pas debatit politik për Vettingun e zyrtarëve të lartë.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Zgidhja shprehet se ky është sebepi i rradhës i klasës politike, për të lënë jashtë vëmendjes reformën zgjedhore.

Sipas kësaj partie, Vettingu i politikanëve duhet të realizohet nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndër të tjera në postim shkruhet se pa rrëzuar kërë regjim hibrid, ku vidhen dhe manipulohen zgjedhjet nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë parlamentare.

Postimi i plotë

Vettingu i klasës politike, vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta

Partitë e vjetra të Shqipërisë e gjetën sebepin e radhës për të lënë jashtë vëmendjes përmbylljen e reformës zgjedhore që garanton zgjedhje të barabarta dhe të lira. Me batuta hidh e prit, PD dhe PS, na premtojnë vettingun e politikës, që gjoja do të nxjerrë nga skena politikanët e korruptuar.

ZGJIDHJA deklaron se përbetimet e SHQUP-it dhe të Rilindjes se me vetting do të spastrojnë politikën shqiptare janë një front i ri lufte demagogjike për të hequr vëmendjen nga problemet dhe reformat reale që kërkon vendi. Vettingu i klasës politike duhet të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta që duhet t?i grantojë reforma zgjedhore.

Prandaj ZGJIDHJA dhe dhjetra parti të tjera e përfaqësues të shoqërisë civile, të angazhuara për zgjedhje të lira dhe të barbarta, do të nisin turin e takimeve brenda dhe jashtë vendit për të informuar institucionet vendase dhe të huaja për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore si kushti themelor që Shqipërisë t?i hapen negociatat me Bashkimin Europian në qershor 2019.

PS dhe PD, në bashkëpunim mbajnë peng zgjedhjet që vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e tyre. Prandaj, pa rrëzuar këtë regjim hibrid, pa rrëzuar marrëveshjen okulte të partive të vjetra që ka zëvendësuar republikën dhe sundimin e ligjit, Shqipëria nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë parlamentare e pluraliste.
ZgjidhjaPërVendin /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga