web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ Bozdo mesazh Bashës

10 Shtator 2018, 12:43, Aktualitet CNA

Demokratët rinisin brenda kësaj jave zgjedhjet e brendshme, të cilat pritet të përfundojnë në fund të muajit tetor.

Sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo e konsideron procesin e zgjedhjeve të brend-shme si të rëndësishëm në riorganizim strukturor, i ndërmarrë në këto vite të Partisë Demokratike në opozitë.

Në një intervistë për ?Gazetën Shqiptare?, Bozdo thotë se synohet të vihen në krye të strukturave individë, të cilët vlerësohen dhe kanë kontribute të prekshme politike dhe qytetare.

Por, paralel me zgjedhjet në parti do të nisë edhe procesi i propozimeve nga anëtarësia për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas zyrtarit të lartë të PD-së, ky mekanizëm siguron kohezion, konsultim të gjerë dhe të detyrueshëm si dhe gjithë-përfshirje në vendimmarrje.

Ndërkohë, Bozdo i ka drejtuar indirekt edhe një mesazh kreut të PD, Lulzim Basha. Ai theksoi se, ?Përballë një qeverie të lidhur me krimin, PD duhet të përzgjedhë njerëzit e saj, të cilët duhet të kenë merita reale politike dhe qytetare. Duhet të jenë kontributorë në PD, por edhe qytetarë dhe familjarë model?.





Lajmet e fundit nga