web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Je biznes me nën 2 mln lekë xhiro?/ Tatimet kanë një mesazh për ju

9 Shtator 2018, 06:44, Aktualitet CNA

Tatim paguesit e biznesit të vogël pa TVSH dhe me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë duhet të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.

Kështu shprehet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  e cila nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale  Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas  procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese  në përgjegjësi tatimore ?Biznes i vogël me TVSH?./CNA.al





Lajmet e fundit nga