Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar procedurën si si llogaritet pensioni i parakohshëm për ish ushtarakët. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe e pensionit suplementar, për rastet kur vjetërsia e shërbimit njihet me 1.5-fish, llogaritet në bazë të periudhës faktike të shërbimit dhe të pagës referuese. Për këtë rast, edhe kur periudha faktike e shërbimit është më pak se 15 vite për burrat dhe më pak se 12 vite për gratë, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk mund të jetë më i vogël se 50 % e pagës mesatare referuese, shkruan shqiptarja.com.
Për personat që punësohen dhe vetëpunësohen, bazuar në deklaratën e personit dhe vërtetimin e lëshuar nga organet përkatëse, masa e pensionit të parakohshëm vihet në nivelin e pensionit bazë të pleqërisë, të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që është apo ka qenë në fuqi për atë periudhë. Në çastin e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike, me kërkesë të përfituesit dhe shoqëruar me dokumentacionin për ndërprerjen e veprimtarisë, drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore i japin përfituesit pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Masa e tij mujore do të jetë sa masa e pensionit të parakohshëm në çastin e kufizimit për shkak të fillimit të veprimtarisë ekonomike, duke bërë shtesat e nevojshme sipas të gjitha indekseve të përcaktuara nga vendimet e Këshillit të Ministrave për rritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, gjatë periudhës së kufizimit të tij.
Si u bë rillogaritja
Procedura e rillogaritjes dhe e lëvizjes së informacionit do të jetë, si më poshtë vijon: a) Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, me shkresë përcjellëse dhe në rrugë postare, do t’i dërgojnë institucionit, që ka urdhëruar daljen në rezervë apo lirim të personit, listat emërore (emër, atësi, mbiemër, datëlindje) për çdo përfitues, të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për çdo përfitues të pensionit suplementar. Institucionet e linjës, në bashkëpunim ndërmjet tyre, për rastet kur ushtarakët kanë kryer funksione në struktura të ndryshme, brenda 1 muaji nga data e mbërritjes me postë të listës emërore të personave, plotësojnë formularin tip të periudhës së shërbimit dhe të pagës mesatare, të cilin ia përcjellin strukturës rajonale të sigurimeve shoqërore (DRSSH) që ka iniciuar procedurën e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes në rrugë postare të dokumentacionit individual, përfundojnë rillogaritjen e përfitimit, llogarisin diferencat, zbatojnë procedurat ligjore të evadimit të tyre dhe njoftojnë zyrtarisht përfituesin duke dërguar edhe dokumentacionin përfundimtar për realizimin e pagesës mujore.
Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi:
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%
PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH = Vitet e Shërbimit
Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.
Ushtarakut në rezervë/lirim D.N. i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 20 Maj 2017. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj.
Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:
PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5% = 14,520 lekë / muaj
Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 20 Maj 2017 është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku D.N. në datën 20 Maj 2017 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.
Dokumentat që duhen
Për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: – Fotokopje të letërnjoftimit elektronik të nënshkruar nga vetë personi ose certifikatë personale me fotografi. – Certifikatë familjare; – Deklaratë individuale për gjendjen e punësimit; – Vërtetim nga zyrat e tatim-taksave nëse ushtron veprimtari ekonomike si punëdhënës ose i vetëpunësuar; – Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive nëse ka përfituar ose jo tokë.
Për të përfituar pension suplementar pleqërie apo suplementar invaliditeti, fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale me fotografi. Për të përfituar pension suplementar familjar: – Certifikatë familjare; – Certifikatë vdekjeje. Për të përfituar pension suplementar familjar, në rastet kur personat kanë humbur jetën në detyrë dhe për shkak të saj: – Certifikatë familjare; – Certifikatë vdekjeje; – Vërtetim nga prokuroria e rrethit gjyqësor për shkakun e vdekjes
Formula e llogaritjes
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%
PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH = Vitet e Shërbimit
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Neptuni do të sjellë disa probleme në jetën tuaj në çift. Ju...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë gjatë gjithë...
Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së s...
Një foto, e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon se s...
Dy varre që i përkasin periudhës 2 800-1 700 para Krishtit j...
Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndodhet në Kos...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar n...
Policia e Korçës ka bërë shoqërimin në ambjentet e policisë...
E hipën në atë “kalë”, paçka se me profil “kartë e djegur” n...
Pas videos së publikuar nga kreydemokrati Lulzim Basha në nj...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kërcënimin ndaj g...
Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me ...
Nga fillimi i vitit të ri shkollor na ndajnë shumë pak ditë....
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz në një pron...
Rreth orës 08:13 të mëngjesit të ditës së sotme gjyqtari Bes...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka denoncuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në intervis...
Aktivisti Pano Soko ka denoncuar një rast abuzimi me parkime...
Në qytetin e Selanikut janë duke u zhvilluar demonstrata të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...