web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj gazetares/ Artan Hoxha zbulon pse heshtën mediat

31 Gusht 2018, 14:18, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje rreth sulmit ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala.

Duke folur për Report tv, hoxha është shprehur se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, pasi është sulmur një reportere, e cila është syri dhe veshi i publikut.

Ndër të tjera, Hoxha ka thënë se është për të ardhur keq që mediat e raportuan me vonesë këtë ngjarje.

?Ajo që është për të ardhur keq është fakti që kishin kaluar shumë orë nga ngjarja dhe nuk ishte reportuar ende. Kërkova portalet dhe televizionet dhe nuk kishte asnjë informacion. Ose nuk e dinin, por informacioni nuk ekzistonte fare. Kam njoftuar drejtuesin e një portali dhe i kam thënë kam këtë informacion. Lajmi i parë ka dalë në këtë formë, nëpërmjet një portali. Më tej telefonova vetë gazetaren, e cila më konfirmoi ngjarjen,u shpreh gazetari. /CNA.al





Lajmet e fundit nga