web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ OSBE: Nxirrni para drejtësisë personat përgjegjës

30 Gusht 2018, 14:39, Aktualitet CNA

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,  ka reaguar pas sulmit të shtëpisë së babait të gazetares, Klodiana Lala rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

?Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës?,- thuhet në reagimin e OSBE-së.

Në përfundim të reagimit nënvizohet, media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

Kujtojmë, këtu se drejt shtëpisë së babait të gazetares Klodiana Lala u qëllua 10 herë, si dhe në momentin e të shtënave ishin në banesë edhe dy fëmijët e saj.

Reagimi i plotë i OSBE për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala:

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga