web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti demokrat në krah të gazetares/ “Ky është pushteti i Edi Ramës”

30 Gusht 2018, 14:26, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ndaj sulmit të ndërmarrë kundrejt gazetares Klodiana Lala.

Në postimin e tij Noka shkruan, se sulmi ndaj shtëpisë së gazetares investigative, Klodiana Lala është sinjal që krimi dërgon për të mbyllur gojën.

“Guximi për të sulmuar me armë gazetarët buron nga fuqia e pushtetit”,- ka shkuar Noka më tej.

Në përfundim të postimit të tij, Noka akuzon se kryeministri Rama po qeveris me bandat e krimit.

Postimi i plotë i  deputetit Flamur Noka:

Sulmi ndaj shtepise se gazetares investigative Klodiana Lala eshte sinjal qe krimi dergon per te mbyll gojen. Guximi per te sulmuar me arme gazetaret investigative buron nga fuqia e pushtetit..Situata te tilla ndodhin atehere kur mafja ndihet fuqiplote .Ky eshte pushteti i Edi Rames .Ai qeveris se bashku me krimin .Sot ne shqiperi qeveris krimi../CNA.al

 





Lajmet e fundit nga