web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serena Williams nuk feston ditëlindjet për shkak të.. Dëshmitarëve të Jehovait

29 Gusht 2018, 21:10, Aktualitet CNA

Tenistja e famshme në një konferencë për shtyp në prag të ?US Open? kur u pyet nga gazetarët nëse do ta festonte 1 vjetorin e vajzës së saj , u përgjigj se ?Olimpia nuk e feston ditëlindjen. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait, kështu që s?e bëjmë atë.?

Në fakt Williams e ka konfirmuar besimin e saj më përpara, ku në një intervistë për Vogue vitin e kaluar tha se të jetë Dëshmitare e Jehovait është shumë e rëndësishme për të, por edhe pse nuk e ka praktikuar asnjëherë si duhet do fillonte shumë shpejt të ndiqte ?rregullat? e besimit të saj. Së bashku me sportisten, edhe bashkëshorti i saj Aexis Ohanian, duket se ka filluar të praktikojë këtë besim, si një formë mbështetje për gruan e tij.

Sic duket Serena ka vendosur që vajzën ta rrisë me frymën e fesë së saj edhe spe kjo do të thotë që nuk ka për ti festuar ndonjëherë ditëlindjet e saj. Përvec tyre as Krishlindjet apo Pashkët, sepse kujtojmë se Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë asnjë festë që nuk bëhet për nder të Zotit apo që ka origjinë pagane.





Lajmet e fundit nga