web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjobiten katër supermarkete nga AKU/ Tregtonin vaj ulliri të falsifikuar

26 Gusht 2018, 10:33, Aktualitet CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë ditës së sotme ka gjobitur katër supermarkete, pasi tregtonin vaj ulliri të falsifikuar.

Mësohet se katër supermarketet furnizoheshin me vaj ulliri nga subjektet, ?Saranda Al?, ?Jolant Shpk?,  ?Leart Iljazi? dhe ?O & B/ Ylli Saraci?.

E ditur bëhet dhe se ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë me  400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit.

Siguria ushqimore në vendin tonë është kthyer në një problem madhor, pasi vaji i ullirit nuk është i vetmi produkt që është bllokuar nga AKU. Kujtojmë këtu, se rreth gati një javë më parë në portin e Durrësit u bllokua një ngarkesë prej 27 tonësh fileto pule që vinin nga Brazili sepse ishin të kontaminuara me salmonelë./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga