web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fakte/ Veliaj kulla edhe tek Liqeni Artificial i Tiranës

26 Gusht 2018, 10:11, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka vijuar sërish sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ndërsa ka thënë se me Veliajn në krye të Tiranës do të ketë vetëm kulla, ka publikuar disa dokumente që e faktojnë se kulla do të ndërtohen edhe në Liqenin Artificial.

Zhupa shkruan se ky plan i kryebashkiakut Valiaj është masakrues për shëndetin e qytetarëve, por është shtyrë për zbatim deri në zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Dokumentat që faktojnë se me Veliajn do kemi kulla edhe në Liqenin Artificial të Tiranës.

KULLA KUDO, ky është plani i pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit të Veliajt dhe Ramës. Kulla në qëndër, kulla te 7 xhuxhat, kulla te teatri, kulla te bulervardi i ri por edhe kulla tek e vetmja mushkëri e qytetit: Liqeni artificial i Tiranës. Dokumentat tregojnë që tashmë është bërë fakt që do të ndërtohen kullat në liqen, thjesht plani masakrues për shëndetin e qytetarëve është shtyrë deri në zgjedhjet lokale. Plani është i qartë me paratë e drogës blejnë mandatin e Mister Mashtruesit (Erioni Betoni) dhe pastaj fillon pastrimi i parave dhe arkëtimi i milionave euro nga kullat e reja. Por në plan kanë harruar qytetarët e Tiranës që nuk do ta lejojnë një krim të tillë.

Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkise Tiranë hapesiren prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime .

Ne kriteret e vëndosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihej oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndertohen struktura lineare të gjata që quhen kulla ,kate që ofrojnë shërbime biznesi , kate banimi,parkingje etj. Ky miratim destinacioni është në kundërshtim me piken 4 të V.k.m Nr. 406, datë 4.7.2018 pasi Bashkia kushtezohet ne përdorimin e kësaj pasurie dhe duhet te perdor këtë pasuri që ti shërbej hyrjes së Parkut të Liqenit. Por me sa duket Veliaj me hyrje Parku nënkupton kulla hyrëse për pastrimin e parave të pista të mafias së drogës dhe ndërtimit.

Bashkëngjitur do te gjeni dokumentat zyrtare :





Lajmet e fundit nga