“Jam me fat që marr ndihmën që duhet”, Lori Hoxha flet hapur për ankthin dhe krizat e panikut
Lori Hoxha ka pranuar ditën e sotme se vuan nga ankthi dhe k...
Tregohuni të sinqertë: Kush nuk i ka qejf dasmat VIP? Sado indiferent të jesh ndaj të famshmëve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme, ka diçka tek dasmat që zgjon kuriozitetin për të mësuar detaje qoftë për të ftuarit, ndonjë moment emocionues apo edhe ndonjë incident qesharak. Kjo është dhe arsyeja përse çifti Ledion Liço-Sara Hoxha kanë lënë shumë të pakënaqur fundjavën e 10-12 gushtit, duke qenë se dasma e tyre ishte thuajse hermetike dhe fotot e publikuara nga ceremonia numërohen me gishtat e një dore. Megjithatë, burime për ?iconstyle.al? së fundmi kanë zbuluar disa detaje pikante të dasmës së shumëpërfolur.
Udhëtimi
Siç ka bërë të ditur dhe më parë ?iconstyle.al? të ftuarit në dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës janë mbajtur në pëllëmbë të dorës. Atyre u është dashur të paguajnë vetëm biletën e avionit drejt Milanos dhe më pas, për çdo gjë tjetër përgjatë fundjavës janë kujdesur organizatorët e dasmës të cilët nuk i kishin lënë asgjë rastësisë. Sipas burimeve të ?iconstyle.al?, gjithçka ishte e organizuar në perfeksion dhe me një përpikmëri të habitshme (për shqiptarët). Sakaq, familja Hoxha dhe mikeshat e ngushta të Lorit dhe Sarës, Sonela dhe Anxhela Lamaj, kanë udhëtuar paraprakisht drejt Italisë me një avion privat dhe para dasmës, kanë festuar dhe ditëlindjen e Sonelës më 10 gusht.
![]()
Darka e provës
Ndonëse në Shqipëri ende nuk është bërë pjesë e traditës në dasma, në SHBA, përgjithësisht një natë para dasmës, organizohet ajo që quhet darka e provës dhe kjo është arsyeja përse që të premten, të ftuarit e dasmës ishin të veshur elegantë, edhe pse dasma ishte të shtunën. Qëllimi i kësaj darke është që të ftuarit në dasmë të njihen pak më mirë dhe gjatë saj, nusja dhe dhëndri falenderojnë personat që i kanë ndihmuar me përgatitjet dhe ngrenë dollitë.
![]()
Dhuratat
Burime për ?iconstyle.al? kanë bërë të ditur se të ftuarit kanë marrë një pako dhuratë mjaft pikante, që kishte brenda gjithçka që mund t?u duhej gjatë fundjavës, duke filluar nga qetësuesit për dhembjet e kokës, e deri tek prezervativët.
![]()
Të ftuarit specialë
Një ndër të ftuarit më specialë të dasmës ka qenë padyshim qeni i Ledion Liços, i quajtur Jobs. Me siguri edhe ai e ka shijuar në maksimum qëndrimin në Como.
![]()
Organizimi
?iconstyle.al? ka mësuar se çifti kishte menduar për këdo që do të ishte i ftuar në festë ndaj dhe ambientet ku do të qëndronin të ftuarit ishin të ndarë në dy pjesë: një me atmosferë diskoje ku ata mund të kërcenin e të shijonin mbrëmjen me muzikë të lartë dhe një ambient tjetër disi më i qetë, ku të ftuarit mund të shkëmbenin biseda e në një farë mënyre të relaksoheshin.
![]()
Nuk mungoi muzika popullore
Ndonëse në dasmën e Ledionit dhe Sarës gjithçka ulëriste ?luks i sofistikuar?, nuk mund të mungonin dhe muzika e vallet tradicionale shqiptare. Pak ditë më parë ?iconstyle.al? publikoi një video ekskluzive nga dasma ku të ftuarit shiheshin duke kërcyer një valle tironse nga këngëtarja Artjola Toska.
Lori Hoxha ka pranuar ditën e sotme se vuan nga ankthi dhe k...
Padyshim që vera ka qënë përrallore për moderatoren Aulona M...
Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjete ...
Të gjithë mezi prisnin të enjten e 23 gushtit, për të parë m...
Kastro Zizo është babai i një djali dhe një vajze për të cil...
Nëse do na duhej të bënim një listë të grave që kanë arritur...
Lori Hoxha ka preferuar që lidhjen e saj shumëvjeçare me Vis...
Një banjë jashtë programit në shatërvanin e Altare della Pat...
Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, e cila u bë e njohur...
Fituesi i çmimit Oscar, Kevin Spacey u rikthye në botën e ki...
Familja e Meghan Markle thuhet se është në bisedime për të n...
Për çfarë tjetër ju shkon mendja t’i përdorni qeset me vakum...
Grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç, së ba...
Aktorja e njohur e serialit turk “Fate të kryqëzuara”, Sukra...
Është 60-vjeç por kjo nuk e pengon që të përdorë 11 smartfon...
Duket se aktori 58 vjeçar, David Duchovny po kalon një rini ...
Shqiptaret Bebe Rexha dhe Rita Ora që morën pjesë në eventin...
Pas Eurovizionit, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fou...
Familja mbretërore e Katarit ka nxjerrë në shitje avionin Bo...
Rita Ora është fituesja e kategorisë “Best Dance” në ndarjen...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...