web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ambienti, tek veshja dhe lëvizjet: Klipi që po bën namin në Shqipëri qenka i kopjuar fije për pe!

15 Gusht 2018, 10:25, Lifestyle CNA

Reperja Tayna prej disa muajsh është shndërruar në sensacion në industrinë muzikore shqiptare duke qenë se është ndër të vetmet artiste shqiptare që këndon këtë rrymë dhe këngët e saj ?Columbiana? dhe ?Shqipe? janë ndër hitet më të suksesshme të momentit.

Mirëpo teksa kënga ?Shqipe? tingëllon tërësisht origjinale dhe pjesë e stilit të Tayna-s nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klipin. Së fundmi, ?Prive.al? ka vënë në dukje se videoja ku Tayna shihet duke kërcyer e vetme në një dhomë hoteli të stilit barok, është e kopjuar deri në detaje nga një video e koreografes dhe trajneres së fitnesit hollivudiane Teyana Taylor, e njohur ndryshe si muza e Kanye West.

Taylor në muajin janar ka realizuar videon në fjalë për revistën ?Vogue? ku shihet duke kërcyer dhe duke u stërvitur në suitën luksoze të hotelit ?Waldorf Astoria? në New York, video që mesa duket duhet t?i ketë pëlqyer pamasë regjisorit të klipit të Tayna-s duke qenë se ka kopjuar jo vetëm lëvizjet e koreografes, por edhe veshjen dhe ambientin. Shihni dhe gjykoni!





Lajmet e fundit nga