web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

14- vjeçari kandidon për guvernator: ‘Përfaqësoj ndryshimin për të cilin keni nevojë’

15 Gusht 2018, 14:10, Lifestyle CNA

Një nxënës 14- vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po garon seriozisht për të marrë postin e guvernatorit të Vermont- it. Bëhet fjalë për të miturin Ethan Sonneborn, që mund të kandidojë fare lehtë nisur nga kushtetuta e këtij shteti verli- lindor amerikan.

Nuk ekziston asnje limit moshe për të qeverisur Vermont- in me përjashtim të një kërkese të vetme: të kesh jetuar të paktën 4 vite në Vermont. Ethan ndërkohë ka lindur aty.

 

I riu Sonneborn e gjen veten në krahun progresist të Partisë Demokratike dhe është deklaruar mbrojtës i familjeve, të klasës së mesme dhe asaj punëtore. Në faqen e tij personale në internet pretendon se ka idetë e duhura për disa tema të rëndësishme si: reforma në sistemin sanitar, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, pavarësisht se vetë atij i duhen edhe disa vite për të marrë diplomën.

?Mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kemi nevojë?, shprehet 14-vjeçari.

Si e justifikon Ethan pjesëmarrjen e tij në garën politike?

?Mendoj se dikush duhet të paktën të jetë në gjendje të marrë një patentë makine para se të bëhet guvernator.? Ja, kaq e thjeshtë!

Tani, kthehu pas në kohë dhe mendojeni veten 14 vjeç





Lajmet e fundit nga