web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajza të arritura në çdo drejtim por “single”? Ka disa arsye përse në dashuri dështoni gjithmonë dhe ua tregojnë vetë meshkujt

14 Gusht 2018, 13:53, Lifestyle CNA

Të gjithë e kemi një mikeshë që është e bukur, e zgjuar dhe e edukuar, por përsëri jeta e saj romantike është një dështim. Nëse e keni pyetur veten pse, një studim nga Bright Side na tregon se çfarë kanë thënë meshkujt për arsyet pse.

Sociologu Jess Carbino, i cili studion sjelljet e njerëzve në portalet e takimeve online tregon se meshkujt preferojnë më shumë femra të cilat shfaqen duke qeshur dhe që janë më të afrueshme.

Të marrësh seriozisht një lidhje është diçka e mirë, por të flasësh për martesë gjithë kohës do të frikësonte dhe mashkullin më të përkushtuar.

Vajzat kanë gjithnjë një tendencë për të nënkuptuar gjëra që nuk thuhen dhe për të qenë dramatike. Përdorimi çdo ditë i fjalisë ?Ka diçka që nuk shkon? pa një arsye konkrete është tepër i lodhshëm.

Edhe meshkujt kanë nevojë të ndiejnë që dikush i do dhe i respekton. Nëse një femër nuk i kushton vëmendje dhe nuk bën asnjëherë surpriza, është definitivisht një ?turn off? për një mashkull.

Pritshmëritë sociale për një mashkull janë më të larta se vajzat. Por të kërkosh më shumë se sa duhet nuk është asnjëherë mënyra e duhur për të mbajtur një lidhje të shëndetshme.

Karakteri, sensi i humorit dhe inteligjenca janë padyshim të rëndësishëm, por gjithsesi higjiena dhe kujdesi për pamjen e jashtme është gjëja e parë që jo vetëm meshkujt, por të gjithë, shohin tek një femër.

Çdo çift ëndërron së bashku, por të jetosh në një botë jorealiste romantike sjell gjithnjë probleme. Një ditë duhet të zbresësh nga retë që ke ndërtuar.

Termi ?femër e pavarur dhe e fortë? është intimidues për meshkujtë. Në çdo marrëdhënie, të dy duhen të ndihen të dobishëm në vendimmarrje, ku çdo gjë bashkohet nga kompromisi.

Me siguri, në një nga arsyet e mësipërme e gjete dhe ti veten. Mundohu që këto cilësi negative t?i përmirësosh dhe herës tjetër të mos i gjuash me shkelm fatit.





Lajmet e fundit nga