web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat e kazanit i lëpihen Ramës/ Lajme me urdhër nga zyra e Fugës

13 Gusht 2018, 08:54, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme pasqyra javore e medias së kryeministrit Rama ERTV kishte përfshirë tragjedinë e ndodhur në Selenicë, ku mbetën të vdekur tetë persona mes tyre edhe fëmijë, pas ekzekutimit nga i riu Ritvan Zyka.

Ndonëse kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë ende një deklaratë për këtë ngjarje tragjike, mes dhjetra lajmeve për promovimin e turizmit, ishte e përfshirë edhe një kronikë për tragjedinë e cila nuk zgjati me shumë se 10 sekonda.

Pas këtij çasti reagime të shumta pati nga qytetarët, të cilët kanë akuzuar hapur qeverinë.

Më pas kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur komentuesve në orët e mesnatës dhe pikërisht për mediat që Rama vetë i quan ?kazan?, ai përbënte lajm pas afro 12 orësh.

Mesa duket zyra e këshilltarit të Ramës vijon të jetë shumë aktive edhe në këto ditë të nxehta gushti.

Debatet kanë ndodhur ditën e djeshme ndërkohë që për mediat e kazanit, Rama dhe replika e tij përbëjnë lajm edhe sot, ndërkohë që qytetarët e kanë kryqëzuar për shumë gjëra të tjera dhe ai nuk ka reaguar.  /CNA.al

Më poshtë po ju sjellim foto e televizioneve të ndryshme të cilat i përcollën replikat e Ramës si lajm i fundit

 





22:57 Aktualitet

Grabitje në Korçë

Rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se kat...

Lajmet e fundit nga