web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela e thotë copë/ “Politika shqiptare s'di të bëjë asgjë”

13 Gusht 2018, 08:15, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer sulmet ndaj klasës politike shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se politika shqiptare është një klasë e nivelit të dobët, duke e argumentuar me faktin se nuk po bën asgjë për çështjen e territoreve të shqiptarisë.

?Politika shqiptare sot, është një politikë e nivelit të dobët, kurse Shqipëria e ka këtë çast kohën historike të reformimit të saj gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe politika shqiptare nuk din të bëjë asgjë në dobi të gjithëshqiptarizmës ballkanike. Kjo, sepse lidershipi aktual politik nuk është me shqiptarët, por me pushtuesit e territoreve shqiptarë. Njëlloj si në 100 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.
Serbia, pushtuese e madhe territoresh shqiptare, është e mundur në luftë, dhe e trembur, kurse politika shqiptare në Kosovë dhe këtu në Shqipëri, është në nivel të dobët?,- shkruan Ngjela. /CNA.al

 





22:57 Aktualitet

Grabitje në Korçë

Rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se kat...

Lajmet e fundit nga