web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ju mbaruan pushimet? Ju tregojmë 10 gjërat që jua bëjnë kthimin në punë më të lehtë!

13 Gusht 2018, 21:37, Aktualitet CNA

Pushimet janë ato për të cilat kemi pritur gjithë vitin, por kalojnë shumë shpejt. Sa hap e mbyll sytë, të duhet që të nesërmen të jesh në zyrë, sërish 8 orë në punë  dhe është mëse normale që një gjendje ankthi t?ju pushtojë. Për t?ua bërë më të thjeshtë, ju tregojmë 10 gjërat që ju ndihmojnë në situatën e kthimit në punë/shtëpi.

Do falenderoni veten kur të ktheheni në një shtëpi të rregullt. Do ndiheni më pak të tronditur dhe do harroni faktin që nuk jeni më në dhomën e hotelit tuaj të pastër që shkëlqente. E njëjta gjë dhe me zyrën tuaj dhe vendin e punës. Lini gjithçka në rregull!

Kjo do ju japë kohë për të parë emailet apo çdo porosi tjetër dhe të pranoni faktin që nuk jeni më buzë detit. Gjithashtu ju duhen disa minuta qetësi përpara se kolegët t?ju pyesin për të gjitha detajet e pushimeve.

Edhe pse mund ta keni rregulluar përpara se të largoheshit, me shumë mundësi ka dokumenta apo dosje të grumbulluara. Merrini me qetësi dhe organizoni çdo gjë në mënyrën perfekte që dita dhe java t?ju shkojë mbarë.

Nëse është e mundur, ditët e para evitoni takimet e rëndësishme. Vendosini ato për në një datë të mëvonshme, sepse si fillim keni detyra të tjera që do ju mbajnë të zëna. Mos e mbingarkoni veten.

Mos u merrni me detyra të reja, thjesht kapni ritmin aty ku e keni lënë. Ju duhet pak kohë të riktheheni në formë. Në këtë mënyrë, shmangni dhe gabime që mund t?ju dëmtojnë procesin tuaj në punë.

Kjo do të thotë që nëse keni kaluar 2 javë duke ngrënë gatime të shijshme, pa asnjë aktivitet fizik, vazhdoni dhe disa ditë me ushqimet tuaja të preferuara. Nuk ju duhet edhe një tjetër ndryshim drastik, apo jo?

Nëse keni vendosur të shkëputeni plotësisht nga puna dhe teknologjia, me shumë mundësi do të keni një mal me kërkesa për të shqyrtuar. Është mirë t?i shikoni duke u bazuar tek dërguesi ose subjekti, dhe jo tek data. Fundja, ju intereson të dini se çfarë ka ndodhur, dhe jo kur.

Do ju lehtësojë goxha të organizoni diçka pas pune me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mund të jetë një darkë e qetë, apo një gotë për të ndarë të gjitha lajmet që ke humbur këto kohë.

Mundohuni që të rendisni të gjithë gjërat që ju duhet të bëni dhe më pas të filloni punën me radhë.  Një hap pas tjetrit dhe me qetësi!

Ndoshta mund të doni të mbaroni të gjitha punët që ditën e parë, por jo nuk është as e mundur dhe as e shëndetshme. Vendosni një alarm që t?ju kujtojë të largoheni atëherë kur duhet.





Lajmet e fundit nga