Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë në vjeshtë presin që të zyrtarizojnë ngritjen Byrosë Kombëtare të Hetimit. Teksa Struktura e Posaçme Antikorrupsion mund të marrë disa muaj kohë për shkak të vonesave me KLGJ e KLP, vëmendja është përqendruar te Byroja Hetimore, si organ policor që do të zbulojë aferat e politikanëve shqiptarë. Opozita po bën ç?është mundur që organet e reja të drejtësisë të vonohen, por ndërkombëtarë po kërkojnë që BKH të jetë gati. Byroja do të vendoset te godina e ish-Ministrisë së Shëndetësisë, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Ajo ka filluar të rikonstruktohet dhe po ndërtohen dhe tunele të nëndheshme që të ketë lidhje mes BKH dhe policisë. Po ashtu SHBA ka filluar të trajnojë disa efektivë policie, si dhe ekspertë kontabël, financierë, IT dhe të degëve të tjera të cilët më pas do të garojnë për Byronë e Hetimit. Pra SHBA është duke piketuar njerëzit që do të vihen në organin që do të godasë korrupsionin në nivele të larta. Sipas ligjit, BKH do jetë pjesë e SPAK. Por teksa Prokuroria e Posaçme do ketë në fokus krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin, BKH do ketë në fokus vetëm pushtetarët e lartë, nga Presidenti e deri te deputetët e gjyqtarët e thjeshtë, shkruan gazeta “SOT”.
Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt.
Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.
Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administrativ të Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Punonjësit e shërbimeve mund të qëndrojnë në mjediset e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ato të Policisë së Shtetit apo ato të institucioneve përkatëse, sipas nevojave të përcaktuara nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj dhe shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e Policisë Gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë procedurale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Byroja ka në përbërje të saj dhe hetues. Hetuesi gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas ligjit kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë që reforma në drejtësi n...
Që ministrja e Kulturës është e paaftë të hartojë një strate...
Kthimi për rishqyrtim i dy ligjeve nga presidenti Ilir Meta ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 12 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj s...
Në Gjermani është hapur një diskutim për shtimin e numrit të...
Organizatat e shoqërisë civile protestuan sot në Prishtinë p...
Këtë javë prindërit e Zonjës së Parë amerikane Melania Trump...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, trumbeton me t...
Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet. Vetëm pak minuta më...
Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcak...
Një predikues 83 vjeçar nga Indonezia, ka pranuar abuzimin s...
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë arrest...
Mbyllja e një kompanie e cila punësonte 600 punëtorë është d...
Është duke u mbajtur në Komo të Italisë dasma më ekskluzive ...
Një shtetas kosovar ka tentuar të përdhunojë një turiste ang...
Shqipëria u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë...
Jala njihet nga të gjithë si vendi ku festojnë kryesisht të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë, u regjistrua r...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...