Connect with Us

Zjarr në Kryeqytet/ Përfshihet nga flakët godina pranë Kryeministrisë

Aktualitet

Zjarr në Kryeqytet/ Përfshihet nga flakët godina pranë Kryeministrisë

Publikuar

-

Një godinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për godinën e AKSHI-t pranë Kryeministrisë.

Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Publikuar

-

Nga

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Deputetja Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për mësuesit, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Sipas Hajdarit, misioni i mësuesit është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Më tej ajo u ka uruar nxënësve dhe mësuesve  një cit sa më të mbarë.



“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari, teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë për pagat e prapambetura.

Situata është tensionuar, ndërsa naftëtarët kërkojnë të hyjnë me forcë në rafinerinë e Ballshit. Ndërkohë raportohet se naftëtarët tentuan të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në uzinë.



I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, thotë njëri prej protestuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Publikuar

-

Nga

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Ish-ministri, Tritan Shehu ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në fokus të postimit që bën në rrjetet sociale vendos fëmijët e Qarkut Gjirokastër, që i cilëson si arsimdashës, ndërsa shton se ata nuk kanë nevojë as për nxitje dhe as propagandë për të shkolluar fëmijët a nipërit e mbesat e tyre.

“Banoret e Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Përmetit, Kelcyres, Memaliajt e Tepelenës nuk kanë nevoje as për nxitje e as propagande për të shkolluar fëmijet a niperit e mbesat e tyre.

Ata e kanë të trasheguar në “genin” e tyre, prej qindra vitesh, brez pas brezi dëshiren, vullnetin dhe sakrificat për shkollim e dije, kjo është pjesë e historisë se atij Qarku, pjesë e jetës së këtyre njerezve kulturdashes, pa të cilen nuk mund të jetojnë”, nënvizoi ish minstri.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumojnë tre makina në Korçë



Sipas ish-ministrit shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, për shkak të mundësive më të mira.

LEXO EDHE:  Vasili: Kryeministri, që s’i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të

Edhe nqs sot shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, një nga shkaqet kryesore është mundesia e arsimimit, kulturimit, ngritjes në rrugën e dijes se pasardhesve të tyre, në ato nivele europiane që ata kanë aspiruar gjithemone.

Pra sot pavaresisht momenteve tejet të vështira ku jetojmë, për të gjithë ata është një ditë e vecantë gëzimi, por dhe shprese e optimizmi” përfundoi ish-minstri.

LEXO TE PLOTE