web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U akuzua nga Thaçi/ Berisha i “bën dush të ftohtë” Presidentit të Kosovës

7 Gusht 2018, 14:47, Aktualitet CNA

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha për herë të parë ka folur për akuzat që Hashim Thaçi ka lëshuar në drejtim të tij.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha ka folur nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantet e tjerë të UCK-së, për embargon e naftes kundër Jugosllavise, strehimin ose jo të Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa ai ishte në pushtet!

Ish kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika me radikale.

Më tej Berisha i ka quajtur të mjera komentet e Thaçit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhines së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, kështu i është përgjigjur ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.





Lajmet e fundit nga