web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret në Athinë/ Ambasada shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

7 Gusht 2018, 13:11, Aktualitet CNA

Zjarri masiv që pushtoi zonën e Atikës në Greqi, me 23 korrik la pas shumë viktima dhe dëme.

Për emigrantët shqiptarë ka reaguar ambasada shqiptare në Athinë e cila shprehet se shpenzimet administrative do të mbulohen të gjitha .

?Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë ? kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë. Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dukumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.

Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.? Shkruhet në njoftimin që Ambasada Shqiptare në Athinë postoi në rrjetin ?Facebook?./CNA.al





Lajmet e fundit nga