web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” babai i Valon Behramit/ Tregon të vërtetën e përjashtimit nga Zvicra

7 Gusht 2018, 15:31, Aktualitet CNA

Ka reaguar dhe i ati i Valon Behramit pas largimit këtij të fundit nga kombëtarja e Zvicrës nga trajneri Petkovic. ?Menjëherë pas Botërorit Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t?i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore?, u shpreh Ragip Behrami.

?Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e quar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Andaj, Valoni e ka pas një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre?, shton ai.

?Në Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i selektorit të Zvicrës ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetet trajner i Zvicrës?, përfundoi babai i Behramit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga