web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlahutin viziton Vermoshin/ Ambasadorja siç nuk e keni parë ndonjëherë (Foto)

7 Gusht 2018, 09:29, Aktualitet CNA

Të enjten Delegacioni i BE-së në Shqipëri me në krye ambasadoren në ikje Romana Vlahutin  ka vizituar Vermoshin nga ku pati dhe një takim me banorët e tij dhe me Kryebashkiakun e Malësisë së Madhe.

Banorët ndanë përvojën e jetës së tyre në Vermosh, shpjeguan shqetësimet dhe diskutuan mbi idetë dhe mundësitë e zhvillimit për të promovuar Vermoshin dhe Lëpushën.

Ambasadorja Vlahutin u tha banorëve se mund t?i ndihmojë komunitetet rurale që të adresojnë nevojat e tyre me qeverinë vendore dhe qendrore.

“Është e rëndësishme që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.

Ajo i inkurajoi të shihnin mundësitë e shumta që ekzistojnë në partneritetin BE-Shqipëri për të mbështetur zhvillimin vendor.

Krhasa bisedimeve Vlahutin nuk ka lënë pa shijuar bukurinë përrallore të zonës.

Në fotot e sjella më poshtë ajo duke e veshur sportive sikur se nuk e kishim parë ndonjëherë dhe mjaftë komode për të eksploruar hapsirën. /CNA.al





Lajmet e fundit nga