web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fshehu vilën një milion euro?/ Prokuroria i rekomandon policisë, hetimet për Haxhinaston

14 Korrik 2018, 09:52, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë CNA.al, raportoi mbi dyshimet se ish-ministri i Transportit në Qeverinë ?Rama 1? dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë ?Berisha 2?, Edmond Haxhinasto, ka fshehur pasurinë.

Bëhet fjalë për një vilë me një sipërfaqe banimi prej gati 400 metër katror, e  cila  dyshohet se shkon rreth një milion euro, nëse llogarisim këtu truallin dhe gjithçka tjetër rreth saj.

Vila luksoze, rrethohet nga një kopsht gjelbërues prej rreth 500 metër katror dhe ndodhet në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.

CNA. al,  paraprakisht verifikoi të  gjitha deklarimet e pasurive të ish-ministrit të Ramës dhe deputetit të LSI -së, ku rezultoi se në deklarimet e pasurisë, të paktën deri në deklarimin e datës 6 tetor 2017, nuk e ka deklaruar këtë vilë.

Në deklaratat e pasurisë që nga viti 2003, të publikuara nga Open Spending Albania dhe në deklaratën e pasurisë, të para fillimit të detyrës dhënë në ILDKPKI me 6 tetor 2017, nuk ekziston  një pasuri e tillë e deklaruar.

Ndërkaq Prokuroria e Shkallës së Parë në Tiranë, duke iu referuar shkrimeve të publikuara nga CNA.al, ia ka përcjellë materailet Drejtorisë Vendore të Policisë.

Informacioni konfirmohet zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës.

?Ju informojmë se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i ka dërguar Drejtorisë Vendore të Policisë materialin e publikuar nga ana juaj me qëllim kryerjen e veprimeve verifikuese dhe referimin e çështjes në Prokurori nëse konstatohen elemente të ndonjë vepre penale?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më poshtë po risjellim edhe njëherë shkrimet rreth kësaj çështje, përfshirë këtu edhe pretendimin deputetit të LSI -së  Haxhinastos./CNA.al

Hije dyshimi mbi pasurinë e ish-ministrit të Ramës/ Fshehu vilën një milion euro?!

Haxhinasto, fshehu vilën një milion euro?!/ Skandali,  këmbanë alarmi për Prokurorinë





Lajmet e fundit nga