Zhvasnin të burgosurit/ Zbardhet skema e mashtrimit të avokatit dhe policit
Ditën e djeshme Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për dy...
Njerëzit e Vetingut nuk kanë qenë i të njëjtit mendim që, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, të konfirmohej në detyrë, si pjesë e drejtësisë së re. Dosja e kreut të Kushtetueses ka përçarë trupën gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Shqiptarja.com zbardh vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedes, pas hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Ndryshe nga Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, relatorja e çështjes Xhensila Pine ka dalë në konkluzionin se Bashkim Dedja duhej të shkarkohej nga detyra me pretendimin se nuk provon me dokumentacion një pjesë të pasurisë.
Në arsyetimin e saj, Xhensila Pine ka rritur në konkluzionin se Dedja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.
?Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë, P. Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D. Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa ?e?, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së?, arsyeton zonja Pine. Për këto arsye, Pina thotë se Dedja nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë, por duhet të shkarkohet nga detyra.
Mendimi i shumicës
Të tre anëtarët kanë qenë të një mendimi sa i takon vlerësimit profesional dhe kontrollit të figurës së kryetarit të Kushtetueses, por jo për pasurinë.
Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, pavarësisht konstatimit të disa mospërputhjeve, kanë arritur në konkluzionin se Bashkim Dedja as nuk ka fshehur pasurinë dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë.
?Në shqyrtim të rastit konkret, në bazë të dokumentacionit shkresor, në shqyrtim edhe të shpjegimeve të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vlerësoi se nuk kishte dyshime të bazuara se subjekti i rivlerësimit mund të ketë bërë fshehje pasurie dhe se kjo pasuri të jetë realisht e subjektit të rivlerësimit.
Trupi gjykues krijoi bindjen se vëllai i subjektit të rivlerësimit ka pasur të ardhura të mjaftueshme për ta blerë këtë banesë dhe se subjekti i rivlerësimit e ka përdorur atë mbështetur në një marrëdhënie familjare të shëndoshë që ata kanë. Nga analiza e dokumentacionit rezulton se subjekti ka qenë i saktë dhe i vërtetë në deklarimin e tij?, thuhet në vendimin e shumicës.
Konkluzionet e relatores Xhensila Pine për Bashkim Deden
-Në aktin e ekspertimit (në mënyrë kontradiktore) nuk shpjegohet si përcaktohet se për periudhën 01.01.1997 – 15.06.2004, znj. D. D., rezulton me pagesë kontributesh vullnetare të sigurimeve (sipas librezës së sigurimeve shoqërore). Ndërsa për të njëjtën periudhë i është llogaritur një pagë, që për periudhën 1998-2003, është vendosur 939.214 lekë.
-L. D., i vëllai, rezulton me pamjaftueshmëri të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit në Golem, në vitin 2003, në vlerë 1.900.000 lekë, si dhe blerjen si bashkëortakë të pasurisë tokë arë, ndodhur në Durrës, me sipërfaqe 2000 m², blerë me kontratë, datë 09.03.2002, me çmim 900.000 lekë.
-Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.
-Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.
-Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D.
-Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa ?e?, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së.
-Ka mosdeklarim të përdorimit të apartamentit në pronësi të vëllait, z. L. D., në Deklaratën -Vetting, në kundërshtim me nenin 30 të ligjit nr. 84/2016 dhe shtojcën nr. 2 ?Formulari i deklarimit të pasurisë? të këtij ligji.
-Nuk ka depozituar dokumentacion të mjaftueshëm ligjor për të provuar se vëllai i tij, z. L. D., justifikonte me të ardhura blerjen e këtij apartamenti.
-Për arsyet e sipërcituara, në pajtim me parashikimet e nenit D, pika 3, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe pikës 3 të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016, duke pasur parasysh provat e shqyrtuara dhe deklarimet e bëra në seancën dëgjimore, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk ka krijuar një nivel të besueshëm për vlerësimin e pasurisë, dhe për rrjedhojë, krijoj bindjen se shumica nuk duhet të kishte disponuar konfirmimin në detyrë të këtij subjekti, por shkarkimin e tij nga detyra.
Ditën e djeshme Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për dy...
Temperaturat deri në javën e parë të gushtit, sipas MeteoAlb...
Reforma në drejtësi pritet të shkaktojë tërmet në politikën ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e...
Policia e Tiranës në vijim të punës për parandalimin e aksid...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cil...
Autoritetet britanike kanë gjetur burimin e agjentit nervor,...
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Milanos në...
Në stadiumin e Skëndërbeut mbrëmjen e sotme në orën 21:00 pr...
Për të rritur sigurinë e pushuesve gjatë këtij sezoni, Polic...
Ish-Kryeministri, Nawaz Sharif, u arrestua menjëherë pasi pr...
Një pilot avioni për pak mund të kishte shkaktuar një tragje...
Gjykata e Ofenbach-ut në Gjermani ka përcaktuar datën 30 për...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një fëmijë 3...
Pas deklaratës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e ci...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka shprehu shqetësimin e ti...
Prej disa minutash njerëzit nuk po hynin dot në Instagram. N...
Një i ri shqiptar u gjend i vdekur mëngjesin e sotëm në plaz...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela, te...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...